Saturday, January 14, 2012

Funksionalizmi

Funksionalizmi
Themeluesi i funksionalizmit është William James. Në vitin 1890 ai publikoi “Parimet e psikologjisë”, në të cilën shpreh idetë e tij për atë se çfarë duhet të jetë psikologjia.William James ishte psikologu i parë i lindur në Amerikë. Ai ishte shumë i ndikuar nga puna e Darwinit mbi evolucionin dhe besonte se psikologjia duhet të shpjegojë funksionin e ndërgjegjes në mënyrën sesi ajo ndikon mbi sjelljen.Funksionalizmi e përshkruan psikologjinë si studim të veçorive përshtatëse të vetëdijes dhe sjelljes. Në vitin 1896 John Dawey botoi një artikull mbi harkun reflektor, që u konsiderua parimi përbashkues i psikologjisë sepse duke qenë një rrugë komplete nervore që përfshihet në një refleks, ai bashkon mendjen me trupin. Për studimin e sjelljes funksionalistët përdorën jo vetëm introspeksionin, por gjithashtu edhe testet, anketimet dhe teknikat eksperimentale.
Shkolla e funksionalizmit studioi çështje të tilla si të menduarit, kujtesën, vetdijen,inteligjencën e kafshëve, të mësuarit dhe motivacionin.

No comments:

Post a Comment

Post a Comment