Saturday, January 14, 2012

Kognicioni

Kognicioni përfshin proceset mendore, si p.sh: të menduarit, të ëndërruarit, kujtesën ose zgjidhjen e problemeve. Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen drejtpërdrejtë dhe shpesh studiohen përmes vet-raportimeve të subjekteve nën mbikëqyrje. Sjellja njohëse sot përgjithësisht përfshihet në konceptin e përgjithshëm të sjelljes.
  
Një aspekt tjetër i studimit shkencor janë proceset biologjike apo fiziologjike që shpesh shoqërojnë si sjelljen, ashtu edhe kognicionin. Aktiviteti valor i trurit gjatë të
ëndërruarit apo të menduarit, ritmi i zemrës gjatë një emocioni të fuqishëm apo të përleshurit, si dhe ndryshimet kimike të gjakut gjatë të ngrënit, janë shembuj të proceseve fiziologjike.

Përderisa proceset kognitive, të sjelljes dhe ato fiziologjike janë zakonisht të ndërlidhura, shumë psikologë i përfshijnë të tria kur diskutojnë konceptin e sjelljes. Në këtë rast sjellja përfshin veprimet e vëzhgueshme, aktivitetet njohëse dhe proceset e tyre fiziologjike.
Psikologjia është një shkencë magjepsëse që prek çdo aspekt të jetës sonë. Kur të eksploroni shkencën e sjelljes ju do të arrini të kuptoni më mirë përse njerëzit bëjnë atë që bëjnë.

No comments:

Post a Comment