Psikoanaliza
Shkolla e fundit e rëndësishme historike që ndikoi në psikologji ishte psikoanaliza.Sigmund Freud filloi ta përdorte hipnozën si një metodë për të trajtuar njerëzit me probleme emocionale. Ai zbuloi se njerëzit e hipnotizuar ishin të aftë të kujtonin ndjenjat e fshehta për njerëzit e tjerë, veçanërisht ndjenjat seksuale dhe të armiqësisë ndaj prindërve të vet. Kjo e çoi atë në formulimin e teorisë psikoanalitike, e cila përqendrohet në motivacionin e pavetëdijshëm, që shprehet shpesh në ëndrrat apo në ato situata kur njeriu aksidentalisht thotë diçka që nuk ka pasur ndërmend ta thotë. Me fjalë të tjera Freud besonte se eksperienca e shkuar, për të cilën personi nuk është i vetëdijshëm ndikon shumë në sjelljen e tij aktuale.Teoria psikoanalitike ndikoi shumë në konceptin e personalitetit dhe teknikat psikoterapeutike. Ajo ndihmoi të zgjerohej koncepti bihejvioristik i psikologjisë dhe të
përfshihej në të si sjellja që mund të vëzhgohej së jashtmi, ashtu edhe motivacionet e pavetëdijshme.
No comments:
Post a Comment