Zhvillimi i psikologjisë si shkencë
Njerëzit kanë qenë gjithmonë të interesuar për sjelljen e njerëzve të tjerë. Ne mund të gjejmë gjurmë të ideve filozofike në psikologji tek grekët e lashtë. Aristotetli dhe Platoni debatonin nëse idetë njerëzore janë të lindura apo të fituara. Në shekullin XVII filozofi anglez John Locle, e përshkruan mendjen njerëzore si një pllakë shkrimi të pashkruar mbi
të cilën mund të shkruheshin të gjitha përvojat jetësore.
Këto zhvillime të hershme shpunë më në fund tek ajo që sot quhet Psikologji.
Historia formale e psikologjisë mund të përshkruhet më mirë me anë të “shkollave të mendimit”,
të cilat i udhëhoqën psikologët në veprimet e tyre.
Shkollat historike më të rëndësishme që ne do të diskutojmë janë pesë: strukturalizmi, funksionalizmi, biheviorizmi, psikologjia geshtaltiste dhe psikoanaliza.
No comments:
Post a Comment