Saturday, January 14, 2012

Teoritë e harresës

Teoritë e harresës
Ndonjëherë ne kujtojmë gjëra që na kanë ndodhur kur kemi qenë fëmijë, ndërsa herë të
tjera harrojmë gjëra që na kanë ndodhur dje. A janë kujtimet të përhershme apo kanë
prirjen të zbehen me kalimin e kohës? Dhe nëse kujtimet janë të përhershme, pse nuk
mundemi të përdorim informacionin që na nevojitet atëherë kur duam? Harresa ka të bëjë
me humbjen e dukshme të kujtesës. Ka disa teori kryesore për harresën, si dekompozimi,
interferenca dhe harresa e motivuar.

Prishja (dekompozimi) – sipas teorisë tradicionale përshtypjet shqisore dhe njohuritë e
fituara lënë gjurmë në kujtesë, të cilat me kalimin e kohës zbehen apo prishen për shkak
të mospërdorimit. Kjo është një teori praktike dhe besohet nga shumë njerëz. Por ka
shumë pak dëshmi eksperimentale se kjo prishje ndodh me kujtimet tona në KAGJ. Ne
dimë se kemi prirjen ti harrojmë gjërat me kalimin e kohës, por jo të gjitha kujtimet
zbehen. Ne mund të kujtojmë sot ndonjë fakt që nuk mund të kujtonim dje. Prishja mund
të ndodhë në kujtesën afatshkurtër, ku informacioni zhduket për 30’ nëse nuk përsëritet,
por kjo nuk ndodh në kujtesën afatgjatë.
Interferenca (ndërhyrja) – shumica e psikologëve sot besojnë se kur informacioni kodohet
ashtu siç duhet dhe kur depozitohet në KAGJ, atëherë ai bëhet pak a shumë i përhershëm.
Arsyeja pse ne nuk mund ta riprodhojmë informacionin jo njëherë, por njëherë tjetër
është për shkak të ndërhyrjes së informacioneve të tjera që kemi përvetësuar. Ndërhyrja
mund të shkaktohet nga informacione të përvetsuara më parë (ndërhyrje proaktive) ose
më pas (ndërhyrje retroaktive) informacionit për të cilin bëhet fjalë. Ndërsa dekompozimi
është një problem depozitimi, ndërhyrja është një problem riprodhimi. Në ndërhyrjen
proaktive informacioni që ke mësuar më parë ndërhyn në riprodhimin e informacionit që
është mësuar më vonë. P.sh: nëse dini frëngjisht dhe nisni të mësoni spanjisht, ndoshta do
ta keni të vështirë të mësoni fjalët e reja në spanjisht, sepse njohuritë në frëngjisht
ndërhyjnë në të kujtuarit e fjalëve korresponduese spanjolle. Në ndërhyrjen retroaktive
informacioni i sapomësuar ndërhyn në të kujtuarit e materialeve të mësuara më parë. Pasi
të keni mësuar spanjishten, derisa ta zotëroni pak a shumë mirë, e ndërkohë ta keni lënë
mënjanë frëngjishten, do të shihni se po të përpiqeni të thoni një shprehje në frëngjisht,
do tu vijë më parë në mend përkthimi në spanjisht.

Harresa e motivuar (represioni) – ky është një term i përdorur nga psikologët frojdianë
për procesin e të harruarit të diçkaje që na shkakton ankth. Megjithatë represioni është një
problem personaliteti që mund të çojë edhe në humbje kujtese. P.sh. ju harroni takimin
tek dentisti duke u marrë me shumë gjëra të tjera, sepse tmerroheni nga mbushja e
dhëmballës.

No comments:

Post a Comment