Saturday, January 14, 2012

Strukturalizmi

Strukturalizmi

Psikologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit.

Shkenca e psikologjisë i ka fillimet e veta zyrtare në 1879, kur Wilhelm Wundt – filozof gjerman, ngriti një laborator në Universitetin e Leipzig-ut për të studiuar vetëdijen.

Shkolla e mendimit, e themeluar nga Wundt quhet strukturalizëm, ose shkenca e strukturës së mendjes. Ai studioi eksperiencën e vetëdijshme të mendjes nëpërmjet introspeksionit. Kjo e fundit ishte një metodë nëpërmjet së cilës persona posaçërisht të
specializuar reflektonin mbi eksperiencën e tyre imediate të disa ngacmuesve. Fillimisht
atyre u tregohej nje mollë dhe pyeteshin çfarë u vinte ndër mend: e kuqe, e
rrumbullakët... Më tej subjektit i tregohet një dardhë apo pjeshkë dhe ndiqet e njëjta procedurë. Wundt mendonte se nëpërmjet rregjistrimit të kujdesshëm të eksperiencës së menjwhershme të vetëdijshme mund të zbulohej struktura e jetës mendore. Megjithëse përkufizimi i tij për psikologjinë nuk mbijetoi, kontributi i tij i rëndësishëm në shkencë
ishte mbështetja në mënyrë strikte në metodën sistematike të studimit dhe përpjekjet e tij për të përcaktuar strukturën e mendjes.

No comments:

Post a Comment