Saturday, January 14, 2012

Bihejviorizmi

Bihejviorizmi

Disa psikologë e kuptuan që funksionalizmi nuk sihte shkëputur nga studimi strukturor i mendjes. Në vitin 1913 një tjetër psikolog amerikan, John Watson u bë themelues i shkollës së mendimit, të quajtur bihejviorizëm. Ai besonte se psikologjia duhet të jetë shkenca e sjelljes që shfaqet së jashtmi, i refuzonte idetë e introspeksionit dhe të proceseve mendore. Bihejvioristët përqendroheshin në matjen objektive të sjelljes që mund të vëzhgohet. Ata besonin se psikologjia duhet të jetë një shkencë solide, si fizika apo kimia. (p.sh. një zhurmë e lartë, e papritur shkakton tek njeriu një kërcim tëpavullnetshëm. Bihejvioristët mendonin se të gjitha sjelljet përcaktoheshin prej ngacmimeve të mjedisit.)
Psikologjia edhe sot e kësaj dite konsiderohet si shkenca e sjelljes, por koncepti i sjelljes është zgjeruar duke përfshirë edhe proceset e padukshme mendore si të menduarit, i cili shpie në sjellje që mund të vëzhgohen.

No comments:

Post a Comment