Wednesday, September 30, 2020

Në 24 orët e fundit 115 persona kanë fituar betejën me COVID-19 / MSH, përditësimi i të dhënave

Lajmi i mirë që vjen me përditësimin e sotëm është se 115 persona kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Kështu, në 24 orët e fundit rritet numri i qytetarëve të shëruar nga COVID-19.

 

COVID-19/ Kirurgu Koçeku: Maskat nuk kanë qenë kualitet për personelin

Gazetare: Klevisa GJIKA

Pajisja e bluzave të bardha me mjetet kryesore mbrojtëse që nga marsi i këtij viti, kohë kur COVID-19 erdhi edhe në vendin tonë, është një problematikë së cilës i duhet kushtuar një vëmendje e veçantë për shkak të rëndësisë që kanë në kushtet aktuale në të cilat jetojmë.

Sami Koçeku, mjek kirurg në Spitalin Universitar të Traumës tregon se cilësia e pajisjeve mbrojtëse për personelin mjekësor nuk ka qenë i duhuri.

“Vështirësitë kanë qenë në bazën materiale. Kemi pasur sasi të mëdha dorezash, maskash, por të ishin pak më të angazhuar mund të kishim jo maska të thjeshta, por ato me valvul dhe filter. Kemi kërkuar, por mbase kanë munguar edhe në treg.

Si numër kanë qenë të mjaftueshme, por maskat nuk kanë qenë kualitet për personelin“, shprehet mjeku.

Mjeku Koçeku thekson faktin se pacientët që shkojnë në dy spitalet COVID dihet se janë të infektuar, ndaj sipas tij vëmendja duhet të fokusohet edhe në spitalet e tjera të vendit.

“Personeli mjekësor, mjekë dhe infermierë duhet t’i kenë profesionale. Përjashto Infektivin, problemi është te pjesa tjetër. Tek ne, te spitalet e qarqeve, te “Nënë Tereza” vijnë çdo ditë qindra njerëz, por ai vjen për probleme barku, koke, gjoksi dhe ne nuk e dimë nëse këta sëmurë vijnë me COVID apo s’vijnë me COVID. Kjo padija është e rrezikshme. Ndërsa te Infektivi është e sqaruar, ai që shkon atje është me COVID. Ne kemi marrë masa, por janë kauçuk ato që përdorim për fytyrën, porn a pengojnë pamjen, ne jemi kirurgë, ne duhet të shohim edhe me mikroskop. Po të kesh atë nuk e sheh dot. Tek ne ka specifikë se mbase duhet të ishim më të vëmendshëm, jo ne, por ata që japin dhe sjellin material.”

Por cili është sugjerimi i kirurgut në lidhje me menaxhimin e situatës dhe delegimin e punës?

“Të gjithë te ne vijnë. Ishte një variant i mirë dhe oportun për t’u zbatuar te Sanatariumi, ku janë 10-12 kirurgë. Përderisa është spital për COVID-in këta të sëmurë mund të trajtoheshin shumë mirë atje. Ata nuk i operojnë se mbështesin këtë urdhrin e ministres që bëhen vetëm te Trauma. Atje mund të bëheshin shumë mirë se kushtet i kanë, mundësitë i kanë. Reanimacionin e kanë perfekt, pajisjet i kanë shumë të mira, personel kanë.”

Ja si të biesh nga pesha me agjërim

Nga Daniela Burnazi

Agjërimi me ndërprerje në një periudhë të caktuar të ditës ose të javës (apo fasting – anglisht – siç ka filluar të përdoret gjerësisht), sipas dietologëve, të jep energji, ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe ndihmon në rënien në peshë.

Këshillohet që agjërimi të bëhet nga një periudhë 12 orë në ditë dhe më pas duke e rritur, 16 orë, 18 orë etj.

Ju mund të konsumoni ushqimet që dëshironi vetëm gjatë periudhës së dëshironi. Psh. Ju mund të konsumoni ushqim nga ora 11 e drekës deri në orën 7 pasdite dhe 16 orë të tjera të jeni në agjërim.

Gjatë orëve të tjera që jeni në agjërim, mund të konsumoni vetëm ujë, kafe pa sheqer apo qumësht dhe çaj pa sheqer.

Burimi: Diet Doctor

Alergologu Hoxha: Prekja e stafit mjekësor me COVID-19 ka qenë sinjal alarmi që të ridimensionojmë punën

Gazetare: Klevisa GJIKA

Infektimi i bluzave të bardha nga COVID-19 fatkeqësisht nuk ka munguar edhe në vendin tonë. Mirëpo, prekja e këtyre të fundit nga virusi keqbërës, ende në qarkullim, ka shërbyer si një sinjal për të marrë situatën nën kontroll në mjediset spitalore dhe për të ofruar shërbim më të sigurt për pacientët që kërkojnë shërbim në kushtet në të cilat ndodhemi.

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, mjeku alergolog Mehmet Hoxha tregon se puna në spitalin Francez ku ai ushtron profesionin e tij është ndikuar nga rastet e konstatuara pozitive me COVID-19 në bluzat e bardha.

“Fatkeqësisht ka pasur raste të prekjes nga COVID-19 edhe nga ana e personelit shendetësor, kështu që këto gjithmonë kanë qenë flamur i kuq, sinjal alarmi që të ridimensionojmë punën e përditshme për të pasur kujdes, për të minimizuar mundësinë e kontaminimit të kolegëve, kolegeve, të personelit apo familjarëve“, tregon mjeku.

Paqartësia që kemi në lidhje me këtë sëmundje dhe pabesia kundrejt saj, sipas mjeku Hoxha, ka bërë që të merren masa strikte në menaxhimin e situatës aktuale.

“Një problem që është shafqur këto kohë është se duke qenë një sëmundje totalisht e paqartë, e pabesë, pacientë që në dukje ecin mirë një javë, 10-12 ditë çuditërisht bëjnë rëndime të situatës dhe këta pacientë janë të detyruar të shkojnë dhe të shtrohen, qoftë te spitali Infektiv, qoftë te Sanatoriumi.

Situata epidemiologjike duket që është nën kontroll, por jo shumë e favorshme, kemi një shtim të numrit të rasteve, kemi shtim të numrit të personave që kërkojnë asistencë telefonike, por fatmirësisht nuk ka atë gravitet klinik që ne e kemi pasur dhe e kemi frikë.

Përsa i përket menaxhimit të punës në spital, ne kemi limituar vizitat ambulatore, kemi limituar hospitalizimet në spital, jemi munduar të decentralizojmë dhe të delegojmë pacientët te mjeku i familjes, apo te mjeku specialist i lagjes apo rretheve me idenë për të dhënë domosdoshmërinë mjekësore që ata pacientë kanë për të minimizuar grumbujt, hospitalizimin e pacientëve dhe riskun e shpërthimit të një vatre të nxehtë. Jemi munduar të tregohemi të kujdesshëm qoftë me vizitat, qoftë me ekzaminimet, qoftë me shtrimet e pacientëve”, shprehet ai.

Mjeku Mehmet Hoxha tregon se kemi të bëjmë me një ridimensionim të punës, në kushtet e një normaliteti të ri.

“Sistemi shëndetësor është në tension të madh, kjo s’diskutohet. Që kemi një riorganizim, një ridimensionim të punës dhe kjo është evidente. Jemi munduar të minimizojmë vizitat spitalore apo hospitalizimet, kjo detyrimisht nuk kuptohet si ulje e kujdesit mjekësor me patologji akute apo kronike. Sistemi i pacientëve kronikë është menaxhuar përmes mjekut të familjes, specialistëve të lagjes, deri diku edhe nga ne. Është menaxhuar përmes telefonit, sistemit online”, shton më tej për menaxhimin e punës së bluzave të bardha në kushtet e pandemisë.

Hemorroidet dhe të çarat anale: çfarë janë dhe si kurohen

Nga Daniela Burnazi

Problemet gastrointensinale dhe problemet me zorrët janë shumë të shpeshta tek njerëzit. Në këtë postim do të paraqësim disa nga çrregullimet më të shpeshta anale:

Hemorroidet: janë enë të enjtura të gjakut që mbështjellin hapjen anale. Ato shkaktohen nga presoni kronik i tepërt dhe tendosja gjatë lëvizjes së zorrëve, kapsllëkut  të vazhdueshm ose shtatzanisë.

Ekzistojnë 2 lloje hemorroidesh:

Hemorroidet e brendshme: janë enët e enjtura të gjakut në pjesën e brendshme të hapjes anale. Ato irritohen kur shkaktohet presion dhe rrjedhin gjak.

Trajtimi kryesor për to janë:

  • Përmirësimi i zakoneve të zorrëve: (të tilla si shmangia e kapsllëkut)

Ose trajtimet kirurgjikale për heqjen e tyre.

Hemorroidet e jashtme: janë enë të fryra të gjakut në pjesën e jashtme të anusit. Ndonjëherë venat e jashtme të hemorroideve shpërthejnë dhe formojnë mpiksje gjaku nën lëkurë. Kjo është një gjendje shumë e dhimbshme dhe shkakton grumbullim të gjakut të mpiksur.

Trajtimi kryesor i tyre është ai kirurgjikal që mund të bëhet me anestezi lokale.

Të çarat anale: janë ndarje ose çarje të rreshtimit të hapjes anale. Shkaktari kryesor i tyre janë jashtëqitjet shumë të forta ose të ujshme. Çarjet anale janë një problem shumë I dhimbshëm sepse muskujt e ekspozuar irritohen nga jashtëqitja dhe shkaktojnë dhimbje të forta, djegie, gjakderdhje ose spazmë pas lëvizjes së zorrëve.

Burimi: Cleveland Clinic

Sindroma e zorrës së irrituar: simptomat dhe trajtimi


Nga Daniela Burnazi

Sindroma e zorrës së irrituar (e quajtur ndryshe dhe zorra e trashë spastike) është një gjendje e cila shkakton tkurrje të muskujve të zorrës së trashë më shumë se në gjendje normale.

Simptomat kryesore të kësaj sëmundje janë:

  • Dhimbje barku dhe ngërçe
  • Gazra
  • Fryrje të barkut
  • Ndryshimet në jashtëqitje
  • Kapsllëk dhe/ose diarre

 

Trajtimet kryesore që mund t’i bëhen sindromes së zorrës së irrituar janë:

  • Shamngia e kafeinës
  • Dieta ushqimore me sa më shumë fibra
  • Shmangia e ushqimeve të thata, me shumë sheqer si dhe me laktozë.
  • Menaxhimi i stresit
  • Kujdesi me ilaçet që irritojnë zorrët.

Burimi: Majo Clinic

Shefi i Toksikologjisë në QSUT: Kemi vëzhguar sjellje të re në përdorimin e alkoolit dhe drogës kur u prezantuan masat anti-covid

Gazetare: Klevisa GJIKA

Periudha e pandemisë së krijuar nga COVID-19 është shoqëruar edhe me probleme në përdorimin e alkoolit dhe lëndës drogë. Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, Andrin Tahiri, shefi i Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tregon se gjatë kësaj periudhë është vënë re një sjellje e re nga qytetarët që kanë kërkuar shërbim mjekësor në Shërbimin e Toksikologjisë Klinike. Ja çfarë rendit Tahiri si pasoja të këtij problemi:

“Kemi vëzhguar sjellje të re të rrezikut që lidhet me përdorimin e alkoolit dhe lëndës drogë, sidomos kur u prezantuan masat e kontrollit COVID-19. Ka pasur:

  1. Risk të lartë për të rifilluar lëndën drogë dhe alkoolin
  2. Çrregullime sjellore me situata të dhunës verbale apo fizike në familje dhe në komunitet
  3. Dëme dhe pasoja të tjera shëndetësore dhe sociale
  4. Tendencë për suicide
  5. Konflikte ndërpersonale dhe familjare”

Referuar shefit të Toksikologjisë në QSUT, është rritur numri i persoanvfe që kanë kërkuar shërbim spitalor pas periudhës së karantinimit total. Megjithatë, ai thekson së është vepruar në përputhje me rregullat anti-covid të vendosura nga qeveria.

“Periudha post-izolim ka një rritje të dukshme në kërkim të shërbimit mjekësor, por kemi minimizuar shtrimet sipas udhëzimeve periodike, por pa anashkaluar cilindo rast në nevojë për asistencë mjekësore apo këshillime të rastit”, shprehet Tahiri.

Po gjatë izolimit të detyruar si kanë qenë rastet e personeve të alkoolizuar dhe të droguar?

“Gjatë karantinimit ka pasur një ulje të moderuar në kërkim të shërbimit mjekësor”, tregon mjeku.

Në lidhje me kushtet aktuale të higjienës ai bën me dije se:

“Zbatohen me korrektësi profesionale masat paraprake standarte të dezinfektimit spitalor. Çdo ditë bëhet higjienizimi dhe sterilizimi i ambienteve të shërbimit nga personeli sanitar i trajnuar për situatën. Në rast konfirmimi COVID-19 lajmërohet shërbimi Higjieno-Sanitar ku bën dezinfektimin e ambientit sipas protokollit të unifikuar.”

Stresi gjatë ushtrimit të punës gjatë kësaj kohe, pra nga marsi i këtij viti dhe deri në këto momente, nxirret në pah edhe nga vetë shefi i Toksikologjisë.

“Mund të them që fluksi i punës krahasuar me një vit më parë është pothuajse i njëjtë, me ndryshimin që stresi është i pranishëm në çdo moment të ditës gjatë punës sonë si mjek.”

Mjeku toksikolog i kërkon të gjithë qytetarëve që të dinë se si të përballen me situatën e COVID-19. “Disiplina për zbatimin e masave të unifikuara anti-covid është një qasje e rëndësishme për ju dhe ne si mjekë”, apelon mjeku.

I pyetur nëse ka një apel për kolegët e tij, mjeku Tahiri tha:

“Të nderuar kolegë, jam krenar që jam krah jush, Zoti t’ju bekojë.”

Ja shenjat që ju tregojnë se vuani nga vezoret policistike

Nga Daniela Burnazi

Sindroma e vezoreve policistike (PCOS) është çekuilibri më i zakonshëm hormonal për adoleshentet dhe gratë në moshë riprodhuese. Pothuejase 1 në 10 gra vuajnë nga PCOS, por shumica e tyre nuk e dinë. Sa më shpejt t’i trajtoni simptomat e PCOS aq më shpejt do të rregulloni problemet  që vijnë nga kjo sindormë :

Ja cilat janë simptomat më të zakonshme të Sindoromës së vezoreve Policistie:

Çrregullim i ciklit menstrual: në keto raste ju mund të keni peroida çdo 20 ditë, 31 ditë, ose edhe çdo 16 ditë. Në rast të vezoreve policistike ju mund të keni gjakderdhje edhe midis cikleve.

Steriliteti: 1 në 5 gra vuajnë nga steriliteti për shkak të PCOS. Kjo sindromë shkakton nivele të larta të hormonit të androgjenit dhe sasitë e larta të tij mund të parandalojnë që vezoret të lëshojnë vezë për ovulim, për pasojë do e keni të vështire për të ngelur shtatzënë.

Shtim në peshë: gratë që vuajnë nga PCOS kanë tendencë të shtojnë shumë në peshë, sidomos rreth zonës së barkut.

Rënia e flokëve

Aknet

Në rast se vuani nga sindroma e vezoreve policistike duhet të konsultoheni me mjekun dhe të merrni mjekimin e duhur.

Burimi: Health Grades

Çrregullimet gastrointestinale: llojet e problemeve me zorrët dhe simptomat kryesore të tyre

Nga Daniela Burnazi

Çrregullimet gastrointestinale të tilla si kapsllëku, sindroma e zorrëve të irrituar, hemorroidet, çarjet, anale, infeksionet perianale, koliti, polipet e zorrës së trashë dhe kanceri.

Janë shumë faktorë që ndikojnë në problemet gastrointestinale që përfshijnë zorrën e trashë dhe rektumin.

Ja disa nga faktorët që ndikojnë më shumë në problemet me zorrët:

  • Konsumimi i ushqimit me pak fibra
  • Mungesa e aktivitetit fizik
  • Konsumimi i tepërt i produkteve dhe nënprodukteve të qumështit
  • Stresi
  • Çrregullimet hormonale
  • Shtatzania
  • Kapsllëku
  • Marrja e ilaçeve të caktuara (si ilaçet kundër depresionit)

Kapsllëku është një nga problemet më të shpeshta gastrointestinal. Ai shkakton vështirësi në lëvizjes së zorrëve, gjë e cila çon në vështirësi në jashtëqitje dhe shkakton fece të vogla, të forta dhe çarje anale.

Ju mund ta kuroni duke ndryshuar dietën ushqimore, duke kryer aktivitet fizik dhe nëse nuk funksionojnë këto mënyra, mund të përdorni laksativë.

Burimi: Majo Clinic

Siguria e tregut farmaceutik/ Ҫfarë ndryshoi në ligjin e barnave në vite dhe roli i shoqatave të pacientëve

Denisa Canameti

Shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë ilaçe! Ky pohim mbështetet nga të dhënat e Institutit të Statistikave, të cilat tregojnë se importi i medikamenteve vetëm në një dekadë është rritur me ritme dyshifrore nga viti në vit. Plakja e popullsisë (rritja e numri të të sëmurëve kronik ) dhe rritja e sëmundshmërisë (veçanërisht shtimi i sëmundjeve të zemrës, atyre tumorale dhe sëmundjeve që lidhen me shëndetin mendor) janë dy nga shkaktarët thelbësorë që kanë ndikuar në trendin rritës të konsumit të barnave.

Sektori i farmaceutikës, pa diskutim që është “zemra” e debatit/diskutimit në fushën e shëndetësisë. Kjo është refletuar edhe në ndryshimet e vazhdueshme që Ligji i Barnave ka patur ndër vite. Ndryshimi i fundit thelbësor ka ndodhur në 2015, me propozim të Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, në kuadër të përmbushjes së detyrimit të marrëveshjes CEFTA (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore). Ndryshim që solli një “liberalizim” të tregut farmaceutik, duke vënë në pikëpyetje të madhe cilësinë e barnave në vend, pasi preku “garancinë” e cilësisë (siç u shprehën në atë kohë).

Neni 12, pika c, përcaktonte “dhënien e autorizimit të tregtimit për barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre, si dhe në një nga vendet e Bashkimit Europian”. Ndryshimi i 2015-s në ligjin e barnave, heq këtë kusht egzistues (pra, për qarkullimin e barit në një nga vendet e BE) dhe i hap rrugën tregtimit të barnave të prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në vendin e tyre.

Por, cilat kanë qënë ndryshimet historike në ligjin e barnave, si/sa e ndikuan cilësinë dhe sigurinë e barnave?

Ndërhyrjet e para në ligjin e barnave: Ndryshon koncepti i negocimit dhe përbërja e Komisionit të Ҫmimit të barnave

Ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për barnat dhe sherbimin farmaceutik”, janë bërë në nenin për Çmimin e barnave dhe përbërjen e Komisionit të çmimit të barnave.

Kështu, në ligjin  Nr.7815, datë 20.4.1994 PËR BARNAT, thuhej se, Çmimet e barnave caktohen nga Këshilli i Ministrave, me propozim të komisionit të çmimeve të barnave, dhe në to përfishihen edhe marzhet e fabrikimit e të tregtimit. Ndërsa, Komisioni i çmimeve të barnave krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, të fabrikuesve, sigurimeve shoqërore, organizatave të mjekëve, farmacistëve, stomatologëve dhe konsumatorëve.

Ligji nr.7815, datë 20.4.1994 “Për barnat”, shfuqizohet, dhe hyn në fuqi LIGJ Nr.9323, datë 25.11.2004.

Në ligjin e 2004-s “Barnat tregtohen me çmime të caktuara për çdo vit kalendarik. Çmimet e barnave caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e komisionit të çmimeve, nëpërmjet negociimit me fabrikuesit vendas ose të huaj apo përfaqësitë e tyre, mbajtës të certifikatës së regjistrimit..”

Ndërsa, në Komisionin e çmimeve të Barnave bënin pjesë përfaqësues te Ministrisë se Financave, Ministrisë se Shëndetësisë, Ministrisë se Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Institutit te Sigurimit te Kujdesit Shëndetësor, Urdhrit të Farmacistëve dhe të shoqatave të pacientëve.

Në vitin 2006, në ligjin “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik, pati disa shtesa dhe ndryshime, ku u ndryshuan Neni 50 dhe Neni 51, që përcaktonin çmimin e barnave dhe marzhet (Neni 50) dhe Komisionin e çmimit të Barnave (Neni 51).

Kështu, “Çmimi i barnave në treg është i kontrolluar dhe bazohet mbi çmimet CIF të importit dhe mbi bazën e çmimeve të fabrikimit për barnat e prodhuara në vend”.

Gjithashtu ndryshoi edhe struktura e Komisionit të Çmimit të Barnave duke shkurtuar dy zëra, praktikisht dy organe të pavarura: Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë dhe Shoqatat e Pacientëve.

Kjo ndërhyrje, së pari, hoqi konceptin e negocimit, nga ligji i barnave. Në nenin 50 thuhej që barnat kanë çmime të përcaktuara dhe çmimet e barnave caktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, nëpërmjet negocimit me kompanitë farmaceutike, apo me përfaqësitë e tyre në vendin tonë. Heqja e këtij koncepti bëri që çështja e barnave mos të negociohej më dhe sipas ekspertëve kjo solli një rritje të çmimit të barnave sepse pikërisht kompanitë farmaceutike filluan të deklarojnë çmime sipas interesave të tyre.

Së dyti, diskutimi për heqjen e Urdhrit të Farmacistit nga Komisioni i Çmimeve vazhdon edhe sot. Urdhri i Farmacistit, e ka intepretuar mohimin e të drejtës së përfaqësimit në Borde të ndryshme, si një qëndrim të njëanëshëm nga ana e institucioneve për të përfituar ‘një qetësi institucionale’.

Ndërkohë, në 10 vjetorin e Urdhrit të Farmacistit, ish Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, e përmendi këtë problematikë.

Lidhur me mosprezencën e Urdhërit në KA-në e Fondit (Këshillin Administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor), Beqaj e argumentoi me faktin se “Ju nuk mund të jeni aty ku vendoset formati i aktit, dhe pastaj të jeni palë kur kontraktoni. I bie që të kesh marrë vetë vendim se si e do kontratën me veten” ndërsa në lidhje me mosprezencën në Komisionin e Çmimit të Barnave, ish- ministri u shpreh “se të paktën tek çmimi i barnave, është Ministria e Shëndetësisë që vendos me çfarë çmimi do të vijë bari në kufi apo do të dalë nga fabrika. Se si është çmimi në kufi apo në fabrikë nuk lidhet shumë me atë punë që bëni ju” – tha Ministri.

Aktualisht, sipas Ligjit nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”: Çmimi i barnave në treg është i kontrolluar dhe bazohet mbi çmimet CIF të importit, të deklaruara nga kompanitë mbajtëse të autorizimit të tregtimit dhe mbi bazën e çmimeve të prodhimit për barnat e prodhuara në vend, të deklaruara nga prodhuesi vendas.

Ndryshimet në procedurat e importit të barnave

Sikurse u përmend në fillim të shkrimit, është shoqëruar me debat të madh, një ndryshim thelbësor në ligjin e Barnave, në vitin 2015, kur qeveria propozoi ndryshimin e nenit që përcakton se barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit mund të tregtohen në Shqipëri pa qenë e nevojshme të qarkullojnë të paktën në një vend të BE, ashtu siç ishte e përcaktuar në ligjin e vitit 2014.

Si ishte?

Në ligjin e 2004-s Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik, Neni 13, përcaktonte: “QKKB-ja pranon për regjistrim vetëm barnat nga prodhues vendas, barnat e regjistruara dhe që qarkullojnë në një nga vendet e Bashkimit Europian, SHBA, Kanada, Japoni, Australi, si dhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në marrëveshjet e ratifikuara për tregtinë e lirë.

Në 2006-n pati ndryshime në  LIGJIN NR. 9323, DATË 25.11.2004 “PËR BARNAT DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, ku ndryshoi pikërisht pika 2 e Nenit 13 si më poshtë: “2.QKKB-ja pranon për regjistrim: a) barnat e prodhuara në vendin tonë, si dhe barnat e regjistruara dhe që qarkullojnë në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, Zvicër, SHBA, Kanada, Japoni dhe Australi; b) barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur janë të regjistruara dhe qarkullojnë në vendin e tyre prej jo më pak se 2 vjetësh.”

Ligji i 2004-s për barnat dhe shërbimin farmaceutik është i Shfuqizuar dhe aktualisht është në fuqi ligji i ri i miratuar në 2014-n. Megjithatë, pika b, e nenit 12 ruajti parimin që barnat që qarkullojnë në Shqipëri, të qarkullojnë edhe në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Çfarë përcaktonte ligji i 2014-s?

Në fund të korrikut të vitit 2014 u miratua një ligj i ri për barnat dhe, midis të tjerash, u miratua një dispozitë që për vendosjen në treg dhe qarkullimin e barnave me origjinë nga vendet e Ballkanit u vendos rregulli që këto barna mund të vendosen në treg në Shqipëri nëse qarkullojnë të paktën edhe në një vend tjetër të Bashkimit Europian.

Agjencia i propozon ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhënien e autorizimit të tregtimit për:

  1. a) barnat e prodhuara në vendin tonë;
  2. b) barnat që kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanada, Turqi, Zvicër, Izrael, Japoni, Australi;
  3. c) barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe qarkullojnë në vendin e tyre, si dhe në një nga vendet e Bashkimit Europian;

Pra, sipas Ligjit të vitit 2014 për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik- për vendosjen në treg dhe qarkullimin e barnave me origjinë nga vendet e Ballkanit u vendos rregulli që këto barna mund të vendosen në treg në Shqipëri nëse qarkullojnë të paktën edhe në një vend tjetër të Bashkimit Europian.

Çfarë ndryshoi?

Ndryshuar me ligjin nr. 109/2015, datë 15.10.2015

Ky ligj përcakton që për regjistrimin në Shqipëri të barnave të prodhuara në vendet e Ballkanit të hiqet kushti ekzistues, ndryshimi i fundit, që këto barna të qarkullojnë në një nga vendet e BE-së

Agjencia i propozon ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhënien e autorizimit të tregtimit për: a) barnat e prodhuara në vendin tonë; b) barnat që kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanada, Turqi, Zvicër, Izrael, Japoni, Australi; c) barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit, vetëm kur kanë marrë autorizim për tregtim dhe që qarkullojnë në vendin e tyre;

Pra, barnat e prodhuara në vendet e Ballkanit mund të tregëtohen në Shqipëri pa qënë e nevojshme të qarkullojnë të paktën në një vend të BE!

Pse ndryshoi?

Ish- Ministri i Shëndetësisë asokohe, që mbronte dhe ndryshimet e ligjit në Kuvend argumentoi se: “Kjo dispozitë është vlerësuar nga disa vende të Ballkanit si një kufizim i qarkullimit të lirë të mallrave brenda territorit të Ballkanit dhe që bie në kundërshtim me atë çfarë është miratuar në marrëveshjen e CEFTA-s.

Nisur nga kjo, pas shqetësimeve të disa vendeve të Ballkanit të ardhura qoftë në ministrinë tonë, por përgjithësisht në Ministrinë e Ekonomisë, sepse ajo është ministria që ka në fushën e saj të përgjegjësisë edhe zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme ekonomike, përfshirë edhe CEFTA-n, qeveria vjen me këtë propozim, meqenëse kërkohet që të zbatohet në mënyrë të plotë marrëveshja e CEFTA-s.

Është vlerësuar se ky lloj kufizimi që kemi sot, pra që të qarkullojnë në një vend të BEsë, hyn në grupin e atyre që quhen barriera jotarifore dhe Shqipëria, qeveria, sipërmarrjet e ndryshme janë vënë edhe nën rrezikun potencial që vendet që pretendojnë se preken nga kjo dispozitë mund të fillojnë të zbatojnë reciprocitet jo vetëm në fushën e barnave apo të  shëndetësisë, por në të gjitha fushat në përgjithësi, madje sidomos me Serbinë Ministria e Ekonomisë ka arritur në prag të vajtjes edhe në Arbitrazh. Kjo është arsyeja pse qeveria vjen me këtë propozim, pra për të përmirësuar ligjin e barnave, që të jetë në përputhje të plotë me marrëveshjen e CEFTA-s.

Çfarë është marrëveshja CEFTA?

CEFTA është një marrëveshje që mbështetet në parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Bashkimit Europian. Shqipëria, si vend anëtar i CEFTA-s, zbaton me protokollin për lehtësimin e tregtisë me vendet anëtare të CEFTA-s duke filluar nga: transparenca në ligjet, rregullat dhe procedurat e tregtisë, shkëmbimi elektronik i dokumenteve që shoqërojnë mallrat, njohje automatike e dokumenteve dhe testeve laboratorike; unifikimi i orareve në pikat e kufirit etj;

CEFTA është pjese e përpjekjeve te vendeve te rajonit dhe Bashkimit Evropian (BE) për te krijuar një treg rajonal qe mundëson zhvillimin ekonomik dhe qe do e kontribuoje eventualisht ne rritjen e sigurisë dhe stabilitetit politik ne Ballkan.

Ky artikull u përgatit nga shoqata Together for Life në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit për COVID-19 dhe cilësisë së barnave për sëmundjet kronike” – projekt nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

 

 

Pse covid-19 po ‘vret’ më shumë meshkujt sesa femrat?

Përshtati në shqip: Sidorela Zholaj

Studime të ndryshme, kanë dalë në përfundimin se COVID-19 po vret më shumë meshkuj sesa femra.

Ekspertët thonë se shkak për këtë, është fakti se femrat kanë sistem imunitar më të fortë se meshkujt. Gjithashtu shtojnë se meshkujt janë të prirur të shfaqin një sjellje më të rezikshme duke neglizhuar distancimin fizik dhe duke mos marrë serjozisht simptomat e virusit.

Në mbarë botën po vdesin më shumë meshkuj sesa femra nga COVID-19, dhe arsyet potenciale variojnë nga biologjia e deri te veset e këqija të pashëndetshme.

Një studim i publikuar në prill në “Frontiers in Public Health” raportoi se meshkujt dhe femra ishin barabar të predispozuar për t’u infektuar me koronavirus.

Gjithsesi, shkencëtarët raportuan se meshkujt janë më të prirur të vuajnë efekte më të larmishme nga virusi. Kërkuesit kinez thanë që në një numër të madh pacientësh me COVID-19, më shumë se 70% e të vdekurve, ishin meshkuj.

Studimi u mbështet dhe nga shifra të tjera të publikuara pas fillimit të pandemisë së COVID-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka raportuar se 63% e vdekjeve që lidhen me COVID-19 në Europë, janë pacientë meshkuj.Një studim i bërë në muajin mars nga “Higher Health Institute of Rome” zbuloi se nga italianët që ishin të shtruar në spital për shkak të koronavirusit vdiqën 8% e meshkujve, në krahasim me 5% të femrave.

Në New York kanë vdekur gati 2-fishi I meshkujve në krahasim me femrat nga koronavirusi. Departamenti i shëndetësisë raportoi në muajin prill se kishte 43 vdekje nga COVID-19 për çdo 100,000 meshkuj dhe 23 vdekje po nga COVID-19 për çdo 100,000 femra.

Qendra për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimin e tyre (CDC) momentalisht nuk po raporton më vdekjet nga COVID-19 sipas gjinisë, por ekspertët  nuk shohin arsye  pse trendi të ndryshoj në vend.

“Disa nga arsyet pse COVID-19 mund të jetë më shumë vdekjeprurës për meshkujt sesa për femrat, përfshin faktin se meshkujt në moshë janë më të prekur sesa femrat nga sëmundjet e zemrës”, Dr. Stephen Berger, ekspert i sëmundjeve infective dhe bashkë themelues i “Global Infectious Diseases and Epidemiology Netëork”, shkruan Healthline.

“Studimet gjithashtu zbuluan se tensioni i lartë në gjak dhe sëmundje e mëlçisë janë më prevalente te meshkujt dhe të gjithë këto faktorë kontribuojnë negativisht në pasojat e COVID-19”

Le t’i marrim simptomat serjozisht

Një gjë e mirë provuar është që meshkujt janë të prirur të neglizhojnë kujdesin shëndetësor si dhe të injorojnë simptomat.

“Shumica e meshkujve e shikojnë kujdesin për veten si një pikë dobësie” thotë David Ezell, shef ekzekutiv në Darien Wellness, një shoqatë për shëndetin mendor në Connecticut. “ Ne na kanë mësuar  të kujdesemi për këdo e jo për veten. Kjo rezulton kur injorojmë ccdo simptom jo vetem të COVID-it por të ccdo situate që rrezikon jetën dhe shëndetin tonë.

Dr. Deborah Birx, koordinatore për COVID-19 në administratën e Trump, theksoi se deri në 9 prill 56% e personave të testuar janë meshkuj dhe 44% janë femra.Nga të cilat rezultuan 23% e meshkujve të testuar pozitiv dhe 16% e femrave të testuara positive.
“Nga këto rrethana të krijohet ideja se si meshkujt nuk paraqiten në qendrat shëndetësore deri sa simptomat të jenë në nivele emergjente,” thotë Birx. “Kjo shkon për të gjithë meshkujt, ska rëndësi se cfarë moshe ke, nëse keni simptoma duhet patjetër që  të jeni testuar.”

 

 

 

Ja problemet më të shpeshta shëndetësore tek gratë

Nga Daniela Burnazi

Sipas Qëndrës së Kontrollit të Parandalimit të sëmundjeve, këto janë problemet shëndetësore që prekin më shumë gratë, sidomos pasi kalojnë të 40-at:

Sëmundjet kardiovaskulare:janë një nga sëmundjet më të shpeshta, sipas Qendres së Kontrollit të Parandalimit të Sëmundjeve 1 në 3 gra vdesin çdo vit nga sëmundjet kardiovaskulare.

Problemet me fertilitetin: rreth 15% e grave midis moshës 15 dhe 44 vjeç kanë probleme me fertilitetin dhe problemet për të ngelur shtatzënë. Disa nga problemet më të zakonshme të infertilitetit janë sindroma e vezoreve policistike dhe endometrioza.

Sindroma metabolike: kjo nuk është sëmundje, por ndikon në probleme shëndetësore të përgjithshme si mbipesha, dislipidemia, intolerance ndaj glukozës, hipertensioni etj.

Shendeti Mendor: sipas Zyrës së Shendetit të Grave, probleme të përgjithshme të shëndetit mendor fillojnë tek gratë pas së 40-ave. ankthi, depresioni dhe bipolariteti janë më të zakonshmet.

Kanceri i gjirit: është një nga llojet më të shpeshta të kancerit që prekin gratë, sidomos pas të 40-ave.

Sëmundjet autoimune: Shoqata Amerikane e Sëmundjeve Autoimune raporton se rreth 75% e njerëzve të diagnostikuar me sëmundje autoimune janë gra. Këto sëmunje janë zakonisht të trashëgueshme dhe mund të trashëgohen nga gratë brenda familjes.

Burimi: Woman’s Day

Tuesday, September 29, 2020

PËRDITËSIM! 4 persona humbin jetën nga koronavirusi, ja sa janë në gjendje të rëndë

Katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend.

Kanë humbur betejën me koronavirusin një 65-vjeçar nga Vlora, një 75-vjeçar nga Tirana, një 76-vjeçar nga Tirana dhe një 59-vjeçar po nga Tirana.

Ndërkohë, ditën e sotme janë shëruar 103 qytetarë të prekur nga koronavirusi, një numër më i lartë se dje, ku 95 persona fituan luftën me virusin, duke e çuar në 7732 numrin total të të shëruarve në vend.

Në dy spitalet COVID po trajtohen 190 paciente, ku 16 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

Shërbim on line, barna me rimbursim për 6 muaj! Ja si po punojnë Qendrat Shëndetësore

Denisa Canameti

Pacientët kronikë janë kategoria më e rrezikuar nga COVID-19. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucionet e varësisë kanë marrë një sërë masash me qëllim minimizimin e rrezikut për këtë kategori pacientësh. Gjatë periudhës së karantinës, komunikimi me mjekun e familjes është bërë përmes telefonit, për referencë janë marrë vizitat e fundit të pacientëve tek mjeku specialist si dhe medikamentet për të sëmurët kronikë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm barnat u janë dërguar në shtëpi.

Të gjitha këto masa kanë synuar që të shmanget kontakti i pacientëve me institucionet shëndetësore, me përjashtim të atyre rasteve kur konsulta me mjekun ka qënë e domosdoshme. Kështu, përmes një Udhëzimi nr. 04, datë 12.03.2020, “Mbi kufizimin e lëvizjes së pacientëve ne sistemin shëndetësor public parësor”, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ka udhëzuar që të gjithë dhënësit e shërbimit shëndetësor publik parësor të marrin masat e nevojshme me qëllim minimizimin e prezencës së pacientëve në institucionet shëndetësore publike dhe evitimin e grumbullimit të tyre, përgjatë kohës së rrezikut nga epidemia e shkaktuar nga virusi covid-19.

Në vijim udhëzimi dikton të gjithë mjekët e përgjithshëm/mjekët e familjes që të evitojnë pacientët kronikë të cilët trajtohen me receta periodike me rimbursim sipas datave përkatëse; në të gjitha rastet e mundshme, mjeku duhet të kontaktojë me telefon me këta pacientë dhe në rastet kur e gjykon që pacienti është i stabilizuar me mjekimin aktual, ta udhëzojë pacientin që të mos paraqitet në ambjentet e qendrës Shëndetësore.

Mjekët gjithashtu kanë bazuar në këtë udhëzim kanë lëshuar receta 6 mujore, duke marrë si referencë konsultën e fundit të pacientit me mjekun e Poliklinikës së Specialiteteve.

Mjekët e familjes kanë punuar për të evidentuar çdo ditë datat e recetave për të sëmurët kronikë; më pas kanë komunikuar me të sëmurin duke i mundësuar dërgimin e recetës me sms, ëhatsApp, Viber etj. Por në rastet e nevojës së kontaktit me mjekun e familjes puna është organizuar, duke bërë fillimisht një vlerësim paraprak të pacientëve nga stafi mjekësor pa u futur në ambientet e brendshme të qendrës. “E bëjnë këtë vlerësim infermieret duke u këshilluar si “rregull numër një” pacientëve mbajtjen e distancës. Pas çdo rasti të nevojshëm për vizitë, zbret mjeku i famijes për të komunikuar me pacientin po jashtë ambienteve e më pas, nëse vizita është e domosdoshme, pacientit i vihet maskë dhe vijohet shërbimi. Nuk duhet harruar që ka kategori pacientësh për shërbim të domosdoshëm në Qendra Shendetësore, si: mjekime plagësh, vizita kardiologjike që kërkojnë patjetër një mendim të kardiologut, shoqëruar me një elektrokardiogramë; infeksione që nuk kanë lidhje me COVID-19, por që kërkojnë trajtim të menjëhershëm; injeksione etj. Mjafton aq për të thënë sa shumë punë po bëhet” përgjigjet një nga mjekët e familjes e kontaktuar nga Shëndet plus.

Ndërkohë, në Poliklinikën e Specialiteteve gjithashtu është respektuar një protokoll i veçantë në rastet e vizitave. Mjekja oftalmologe Suzana Zhuka, është shprehur për “Shëndet plus” se: “për të evituar përhapjen e covid-19, ne kemi funksionuar si shërbim okulistike duke evituar vizitat e zakonshme normale, rutinë të të sëmurëve kronikë, duke pranuar vetëm urgjencat, që kanë marrë trajtimin e duhur, duke respektuar të gjithë protokollin e diktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë . Kemi patur një pytësor, ku i kemi pyteur nëse kanë patur temperaturë, humbje të ndjesisë së nuhatjes, shijes, nëse ka patur kollë të thatë, vështirësi në frymëmarrje, dhe historiku i udhëtimeve. Komunikimi me pacientin është bërë duke ruajtur distancën fizike, ndërsa kontrolli kur ka qënë I nevojshëm është bërë vetëm pasi janë marrë të gjitha masat e nevojshme”, përmbyll mjekja

Sipas një njoftimi të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deri ne fillim të muajit prill “Janë më shumë se 40 mijë shërbime nëpërmjet telemjekësisë që janë ofruar për të moshuarit, për të sëmurët kronikë dhe për ata që kanë dashur të konsultohen me mjekun e familjes për një problematikë shëndetësore apo për një tjetër. Dhe telekonsultat janë duke u kryer në të gjitha qendrat shëndetësore dhe janë duke ndihmuar me mijëra qytetarë, sidomos përsa i përket paketës së barnave të rimbursueshme ku më shumë se 28 mijë paketa të barnave të rimbursueshme kanë vajtur në shtëpitë e pensionistëve mbi 65 vjeç”. .

Numri i gjelbër në dispozicion të pacientëve kronikë 

Gjatë periudhës së karantinës, por edhe në vazhdim me lehtësimin e masave, vëmendja ka qënë tek pacientët kronikë. MSHMS ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme thirrjet, që të shmanget kontakti me institucionet shëndetësore, dhe të kontaktohet me mjekun e familjes përmes numrit të gjelbër.

Më datë 19 mars, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu lajmëroi vendosjen e një linje të gjelbër falas për qytetarët për këshilla dhe pyetje që lidhen me COVID-19. Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të COVID-19

FSDKSH udhëzim farmacive: Të sëmurëve kronikë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm barnat i dërgohen në banesë

Një ditë më vonë, më 20 mars, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka nxjerrë një tjetër udhëzim për farmacitë ku tashmë të sëmurëve kronikë dhe të moshuarve mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm pse nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet do t’i vijnë barnat në shtëpi.

Mjekët e përgjithshëm do të jenë ata që do komunikojnë nëpërmjet telefonit, sms, skype apo ëhatsupp me pacientët për t’i komunikuar recetën dhe më pas farmacisti përgatit barnat dhe mundëson dërgimin pranë banesës.

Në momentin e dorëzimit sipas udhëzimit duhet të zbatohet në mënyrë rigoroze distanca 1.5 m largësi dhe për të garantuar gjurmueshmërinë prapa recetës së marrë duhet që pacienti të nënshkruajë që e ka marrë.

Ndërkohë në muajin maj, nga Polikilinika e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se do të nisë plani i hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe të specializuar, por do të vijojë të rekomandohet për të sëmurët kronikë të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontakti me institucionet shëndetësore.

Hapja e sistemit shëndetësor do të jetë me faza, deklaroi Ministrja e Shëndetësisë, do të hapen fashat orare të vizitave në qendra shëndetësore dhe poliklinika, në parametra dhe protokolle sigurie për respektimin e distancimit fizik, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe personelit shëndetësor nga përhapja e COVID19”.

Edhe pse ka njw hapje tw sistemit shwndetwsor Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vazhdon tu bwjw thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.

Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale.

Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.

Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.

 

 

 

 

 

Koronafobia/ Sa ekziston dhe si ta shmangim? Ja çfarë thotë psikologia Jonida Haxhiu

Gazetare: Klevisa GJIKA

Periudha e pandemisë ka krijuar stres dhe ankth tek qytetarët. Por si ta përkthejmë këtë? A quhet koronofobi?

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, psikologia Jonida Haxhiu tregon se ky term po vihet re gjithnjë e më shumë.

“Është një term që po e hasim çdo ditë dhe më shumë. Shohim shumë njerëz që janë të stresuar, që jetojmë me frikën, ankthin, panikun e infektimit nga koronavirusi dhe në fakt është një frikë evidente. Përsa kohë një frikë, kërcënim është evident duhet marrë në konsideratë nga të gjithë. Sigurisht, duhet të kujdesemi që të mos kalojë në nivelet e fobisë”, tregon psikologia.

Ja si e shpjegon Haxhiu këtë situatë:

“Ne në psikologji themi që një problem i shëndetit mendor quhet i tillë kur na pengon që të funksionojmë normalisht. Pra, nëse kjo fobi na pengon të funksionojmë normalisht, atëherë kalon në përmasa shqetësuese dhe atëherë duhet kërkuar ndihma e specialistit. Përsa kohë kjo frikë është reale, ky kërcënim ekziston është koha ta marrim me seriozitet pa e konsideruar si fobi, frikë ekstreme apo frikë të tepruar.Duhen marrë masa për parandalimin, për t’u kujdesur.”

Jonida Haxhiu e kthen vëmendjen te mbajtja e maskës. Sipas saj, kujdesi dhe shmangia e kontakteve është primare për të shmangur situata të papëlqyeshme. Ajo shton se ende ka persona që duhet të sensibilizohen për këtë çështje.

“Ka shumë persona të cilëve iu është kthyer në fobi koronavirusi, mirëpo ka shumë që nuk e kuptojnë akoma seriozitetin e pandemisë, që dalin pa maska… respektimi i masave parandaluese, si: shmangia sa më shumë e kontakteve të ngushta, në ambientë të mbyllura apo edhe me shumë persona duhet parë me kujdes. Ende ka shumë persona që duhet të ndërgjegjësohen në lidhje me situatën.”

OBSH: Moment i rëndësishëm/ Miratohet testi që tregon për 30 minuta nëse je i prekur nga COVID-19

Përktheu dhe përshtati: Klevisa GJIKA

Organizata Botërore e Shëndetit njofton se ka dalë në treg testi që brenda pak minutave të tregon nëse je apo jo i prekur nga COVID-19. Sipas OBSH, ky test kushton vetëm 5 dollarë dhe do të përdoret për identifikimin e personave të prekur nga koronavirusi, kryesisht ne vendet më pak të pasura, ku niveli i kujdesit shëndetësor është më i ulët për shkak të numrit më të kufizuar të personelit mjekësor.

Ky moment konsiderohet si i rëndësishëm për kreun e OBSH-së, pasi koha e bërjes së tamponit dhe marrjes së përgjigjes do të shkurtohet ndjeshëm.

“Do të japë rezultate në 15-30 minuta në vend të orëve ose ditëve”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom.

Deri tani, bëhet me dije se do të sigurohen 120 milionë teste në 6 muaj.

Shefi i Kirurgjisë në QSUT: Nuk ka rëndësi që të na duartrokasin se puna harrohet shpejt, respektoni rendin

Gazetare: Klevisa GJIKA

Përgëzimi i bluzave të bardha për situatën e menaxhuar në kushtet kur COVID-19 është akoma në qarkullim, lë vend për skepticizëm. Të paktën kështu shprehet në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, Myzafer Kaçi, shef i Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ai tregon se nuk ka nevojë për duartrokitje sepse, sipas tij, koha do kalojë dhe puna e bluzave të bardha do të harrohet.

“Nuk kemi nevojë që të themi se mjekët janë heronj se jemi të bindur se pasi të kalojë kjo situatë kjo gjë do harrohet shumë shpejt. Do jetë po e njëjta gjë si ka ndodhur më përpara”, tregon Kaçi.

Mjeku kirurg e lidh respektimin e bluzave të bardha me me një shembull konkret:

“Nuk ka rëndësi që të na duartrokasin te Komuna e Parisit: Bravo mjekët, etj. Jo. Respektimi i rendit, respektimi i bluzave të bardha është detyrë. Në atë vend që nuk respektohet, vendi do dështojë. Është njëlloj si në një vend ku nxënësi nuk bëhet më i mirë se mësuesi atëherë ai vend do dështojë.”

Në lidhje me menaxhimin e situatës në kushtet e pandemisë, kirurgu Kaçi tregon se puna ka vazhduar intensivisht për t’ju përshtatur normalitetit të ri.

“Drejtoria kohët e fundit ka marrë edhe me procedura të përshpejtuara personel. Ka patur konkurse, por konkurse të përshpejtuara. Personeli që kemi aktualisht shpërndahet në pavionet e tjera për të ndihmuar sado edhe pak”, shprehet Myzafer Kaçi.

Mjeku thekson faktin se mbajtja e maskës është e nevojshme. I pyetur në lidhje me furnizimin me pajisje mbrojtëse ai shprehet kështu:

“Në fillesat e para kishte mangësi si në çdo vend tjetër. Maska duhet! Mund ta keni ju dhe të ma transmetoni mua. Mund ta kem unë dhe jua transmetoj juve.”

“Përpjekjet që duhen bërë janë vetëizolimi, distancimi, marrja e masave, si maskat”, shton më tej Myzafer Kaçi.

Duhani përgjegjës për 20% të vdekjeve nga sëmundjet koronare të zemrës

Nga Daniela Burnazi

Sipas OBSH-së çdo vit, rreth 1.9 milion njerëz vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare të shkaktuara nga duhani.

Kjo përkthehet në një të pestën e të gjitha vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare, thonë autorët e raportit, të cilët nxisin të gjithë përdoruesit e duhanit, ta lënë atë dhë të shmangin sulmet nga sëmundjet kardiovaskulare.

Konsumimi i disa cigareve në ditë, ose ekspozimi ndaj tymit të duhanit rrit shansin për t’u prekur apo për t’u përkeqësuar nga sëmundjet e zemrës.

Sipas ekspertëve, cigaret elektronike rrisin presionin e gjakut, gjë e cila ndikon në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Burimi: OBSH

Përballë epidemisë Covid-19, a është e dobishme të dezinfektoni shtëpinë tuaj?

Blerta Brati, mjeke mikrobiologe
Përballë epidemisë Covid-19, a është e dobishme të dezinfektoni shtëpinë tuaj?
Jo, sepse koronavirus, në kontakt me sapunin dhe fërkimit të fuqishëm, humbet zarfin e tij lipidik. Genomi i tij gjendet i ekspozuar ndaj mjedisit të jashtëm, gjë që e bën atë shumë të prekshëm. Pastrimi i rregullt i duarve, dyshemeve dhe sipërfaqeve me sapun, së bashku me masat sanitare në natyrë (distanca fizike dhe maska), është e mjaftueshme për të kufizuar përhapjen e saj. Dezinfektimi i shtëpisë duhet të merret parasysh vetëm nëse ka një person të sëmurë në shtëpi. Dhe kurrë nuk duhet të spërkatni këto produkte (për të shmangur frymëmarrjen e tyre), mos i përzieni ato, dhe sikur te ndodhe duhet te shpelan mire!
Çfarë po rrezikojmë?
Dezinfektimi përfshin vrasjen e gjallesave. Por ne jemi qenie të gjalla. Me te njëjtët mekanizma shkatërrojnë organizmat e vegjël dhe të mëdhenj. Vetëm doza dhe përqendrimi ndryshojnë. Për ne, pra, dezinfektuesit janë irritues dhe alergjenë së paku, dhe mund të shkaktojnë efekte toksike për më të prekshmit. Mos harroni se klori eshte përdorur si një armë lufte në të kaluarën … Dhe disa biocide janë përçarës endokrin.
Prandaj, ato duhet të shmangen në prani të fëmijëve ose grave shtatzëna sidomos.
Dezinfektuesit nxisin një rënie në sistemin tonë imunitar?
Një teori sugjeron që përgjigja jonë e përgjithshme imune është më e përshtatshme kur hasim një larmi më të madhe të mikrobeve.
Por shqetësimi i vërtetë qëndron diku tjetër: produktet biocide promovojnë rezistencën ndaj antibiotikëve. Në fakt, pasi lëshohen në mjedis, ato ruajnë vetitë e tyre dhe përfundojnë, të holluar, në kontakt me bakteret të cilat më pas mund të fitojnë rezistencë ndaj këtyre molekulave.
Ndaj, beni kujdes ne perdorim!! Higjena ( uje dhe sapun) dhe xhestet barriere jane ato qe duhet te behen sjellje rutine e njerezve. Cdo ekzagjerim ka rrisqet e veta. Perdorimi dezinfektaneve ne kushte shtepie indikohet kur kemi nje personi covid pozitiv brenda te njejtes cati!
Në fund, zgjidhja më e thjeshtë është të zgjedhësh një sapun klasik. “Kirurgët, para se të hyjnë në sallën e operacionit, përdorin sapun; ata jo gjithmonë përdorin xhel hidroalkoolik. Përkundrazi, ata bëjnë një larje të zgjatur me sapun me një shpëlarje shumë të mirë. Le të marrim shembullin e tyre. Funksionon shumë mirë “

Monday, September 28, 2020

Kurba në rritje e koronavirusit

Vijon të jetë kritike situata në disa vende evropiane si pasojë e Covid-19. Britania e Madhe dhe Franca janë shndërruar sërish në vatrën më të nxehtë. Rritja e numrit të të infektuarve në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë që autoritetet të planifikojnë një tjetër izolim për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme. Ekspertët e Shëndetësisë janë shprehur se Britania e Madhe do të ketë më shumë se 100 viktimave në ditë nga virusi vdekjeprurës.

Aktualisht Britania numëron mbi 429 mijë të infektuar dhe më shumë se 41 mijë të vdekur që kur pandemia u përhap në Mars. Edhe në Francë rritja e rasteve ka detyruar autoritetet që të mbyllë disa universitete dhe shkolla fillore. Më të ashpra janë kufizimet në Marsejë, qytet që konsiderohet epiqendër për transmetimin e virusit. Jo vetëm kaq, por në Paris është ndaluar grumbullimi i më shumë se 10 personave në hapësira publike, ndërsa baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 22:00.

Sitet kulturore si teatrot, muzetë dhe kinematë do të kenë protokolle strikte shëndetësore dhe nuk do të preken nga urdhri për mbyllje. Në vetëm 24 orë ky vend ka regjistruar mbi 14.412 raste, një shifër rekord kjo që nuk ishte parë as në muajt kur virusi filloj të përhapej. Numri i të infektuarve ka arritur në 527 mijë, nga ku mbi 31 mijë kanë humbur jetën. Edhe disa vende të tjera si Gjermania, Spanja dhe Çekia kanë regjistruar rritje të rasteve me Covid-19. Në Madrid, autoritetet kanë vendosur që lokalet dhe vendet ku ka më shumë grumbullime të qëndrojnë hapur me orar të kufizuar.

Ndërkaq, Michael Ryan drejtor i emergjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se me ardhjen e dimrit pandemia do ta çojë numrin e viktimave në 2 milionë. Ai kërkoi që të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat kundër Covid-19 përfshirë higjienën, mbajtjen e maskës, distancimin fizik testimin, ndjekjen e kontakteve dhe karantinën. Numri i të infektuarve në të gjithë globin ka shkuar në 33 milion ndërsa numri i të vdekurve po arrin afër 1 milionëshit.

Klan Plus

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 132 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

132 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit janë shënuar në 24 orët e fundit nga covid-19.

Janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID
Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën.
Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :
31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.
Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7629 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (28 Shtator 2020)
Testime totale 86378
Raste pozitive 13391
Raste të shëruara 7629
Raste Aktive 5382
Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2632
Durrës 591
Shkodër 391
Elbasan 318
Lezhë 305
Korçë 252
Fier 244
Vlorë 198
Kukës 154
Berat 112
Dibër 107
Gjirokastër 78

Më shumë se 33 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 në rang global

Përktheu dhe përshtati: Klevisa GJIKA

Numri total i rasteve të regjistruara pozitive me SARS COV-2 ka kaluar 33 milionë në nivel global.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara pozitive me COVID-19. Të dhënat e fundit tregojnë se numri total i amerikanëve të prekur shkon në 7.1 milionë. Pas SHBA-ve renditet India me një miloin më pak, 6.1 milionë. Vendin e tretë e zë Brazili me 4.7 milionë.

Në Francë situata duket më e qetë për shkak të rikthimit të masave shtrënguese. Edhe pse shumica e bizneseve u mbyllën, të dhënat më të fundit tregojnë se numri i të infektuarve në këtë shtet  është 11, 123. Në Rusi të dhënat e 24 orëve të fundit kanë shënuar një rekord:  7,867 të infektuar në 24 orët e fundit dhe 99 viktima.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë bëri me dije dje se numri i të shëruarve është mbizotërues ndaj rasteve ditore./BBC

Sa farmacistë ka Shqipëria, si krahasohet me vendet e Europës

Kjo është veçanërisht e dukshme tani gjatë pandemisë COVID, sipas një publikimi të fundit të Eurostat, që ka dhënë informacion mbi numrin e farmacistëve për 100 mijë banorë në Europë.

Edhe pse shumë shërbime të përditshme ishin të mbyllura ose të kufizuara, ata vazhduan ofrimin e shërbimeve për pacientët. Ata vazhduan përgatitjen, shpërndarjen dhe shitjen e produkteve medicinale që u duhen pacientëve dhe ofruan këshilla për përdorimin e duhur të tyre dhe efektet e mundshme anësore.

Sipas Eurostat, në të gjithë Bashkimin Europian (BE), numri i farmacistëve për banorë ndryshon shumë. Shteti Anëtar i BE me numrin më të lartë është Malta, ku kishte 129 farmacistë praktikues për 100 000 banorë në 2018. Një numër të lartë kishte po ashtu në Belgjikë (125), Spanjë dhe Itali (nga 119 përkatësisht).

Shumica e Shteteve Anëtare raportuan 50 – 110 farmacistë për 100 000 banorë, ndërsa Holanda (21) ishte nën këtë interval.

Po Shqipëria?

Të dhënat e Eurostat për Shqipërinë janë të vitit 2013, sipas të cilit Shqipëria kishte 84.3 farmacistë praktikues për 100 mijë banorë, me një dyfishin në krahasim me 2011-n, kur kishte vetëm 48 të tillë.

Ndërsa në listën publike të Urdhrit të Farmacistëve, aktualisht janë të regjistruar 2,458 farmacistë që kanë përmbushur ciklin e parë të ricertifikimit. Në raport me popullsinë, shifra është 86.4 farmacistë për 100 mijë banorë, sipas përpunimeve të Monitor, me një rritje të lehtë në krahasim me 2013, duke qenë afër mesatares së Bashkimit Europian

Nga vendet e rajonit, të dhënat e disponueshme janë vetëm për Serbinë, që ka vetëm 27 farmacistë për 100 mijë banorë, ndër më të ulëtat në Europë.

Burimi: Monitor.al

Pse ndryshon kaq shumë nga personi në person përgjigja individuale ndaj infeksionit të virusit SARS-CoV2?

Blerta Brati, mjeke mikrobiologe 
Është një pyetje që vazhdon të bëhet që nga fillimi i pandemise COVID 19. Zgjidhja e këtij misteri do të bënte të mundur identifikimin e pacientëve në rrezik, parashikimin dhe përmirësimin e menaxhimit të tyre dhe ofrimin e rrugëve të reja terapeutike bazuar në një kuptim më të mirë të sëmundjes.
Studiuesit nga Inserm, Universiteti i Parisit dhe AP-HP, Universiteti Rockefeller dhe Instituti Mjekësor Howard Hughes në bashkëpunim me një ekip nga Qendra për Imunologji dhe Sëmundje Infektive (Universiteti i Sorbonës, Inserm, CNRS), i janë përgjigjur kësaj pyetjeje për herë të parë.
Ekipi Franko-Amerikan, i udhëhequr bashkërisht nga Jean-Laurent Casanova dhe Laurent Abel, identifikuan shkaqet e para gjenetike dhe imunologjike që shpjegojnë 15% të formave të rënda të Covid-19.
Këta pacientë kanë një gjë të përbashkët: mungesën e aktivitetit të interferoneve të tipit I, molekulat e sistemit imunitar të cilat normalisht kanë aktivitet të fuqishëm antiviral.
Këto zbulime do të bënin të mundur zbulimin e njerëzve në rrezik të zhvillimit të një forme të rëndë dhe trajtimin më të mirë të këtij grupi pacientësh. Rezultatet e kësaj pune janë botuar në revistën Science.
Interferonet e tipit 1, jane antiviralë të fuqishëm!!
Nga fillimi i pandemisë Covid-19, studiuesi Jean-Laurent Casanova dhe ekipi i tij krijuan një konsorcium ndërkombëtar, përpjekje gjenetike njerëzore COVID me qëllim të identifikimit të faktorëve gjenetikë dhe imunologjikë që mund të shpjegojnë shfaqjen e formave të rënda të sëmundjes.
Ata ishin të interesuar për pacientët me këto forma të rënda, përfshirë disa pacientë të përfshirë në grupet French-Covid dhe CoV Contact të promovuara nga Inserm. Duke synuar kërkimet e tyre mbi mekanizmat specifikë të imunitetit – rruga e interferonit të tipit I (IFN), të cilat janë molekula të fuqishme antivirale – studiuesit kanë zbuluar në disa pacientë anomali gjenetike që ulin prodhimin e IFN të tipit I. (3-4% e formave të rënda).
Në pacientë të tjerë, ata kanë identifikuar sëmundje autoimune që bllokojnë veprimin e IFN të tipit I (10-11% të formave të rënda). Të gjitha këto zbulime do të shpjegonin 15% të formave të rënda të Covid-19.
Ata ne studimet e meparshma kane vecuar 2 momente te cilat i kane botuar.
1. Semundje gjenetike.(anomalitë gjenetike në pacientët me forma të rënda të Covid-19 në nivelin e 13 gjeneve tashmë të njohur për rregullimin e përgjigjes imune të kontrolluar nga IFN të tipit I kundër virusit të gripit. Mutacionet në këto gjene janë shkaku i disa formave të rënda të gripit)
2. Semundje auto imune.(studiuesit tregojnë se në pacientët me forma të rënda të Covid-19, kemi pranine në nivele të larta në gjak e antitrupave të drejtuar kundër IFN të tipit I të individëve (autoantitrupa) dhe të aftë për të neutralizuar efektin e këtyre molekulave antivirale.)
Pavarësisht nëse janëvariante gjenetike që ulin prodhimin e IFN të tipit I gjatë infeksionit oseantitrupa që i neutralizojnë ato, këto deficite paraprijnë infeksionin me virusin dhe shpjegojnë sëmundjen e rëndë.
Prandaj, këto dy botime kryesore theksojnë rolin thelbësor të tipit IFN në përgjigjen imune kundër SARS-CoV2 “, përfundojnë Jean-Laurent Casanova dhe Laurent Abel.

Sunday, September 27, 2020

COVID-19/ Ja lehtësimet e bëra në bare dhe restorante

Prej 1 Tetorit baret dhe restorantet do të ofrojnë shërbim dhe në mjedise të brendshme, por duke zbatuar masat antiCovid. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se akti i ri normativ rikthen në funksion të plotë këto biznese.

“Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posatshme të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, te restoranteve në ambiente të mbyllura, bar-kafeve dhe pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe  mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt”.

Akti normativ ka lënë sërish të mbyllura lokalet e natës dhe shkelësit e tij do të ndëshkohen.

“Do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji. Task-Forca e inspektimit të protokolleve antiCovid, Policia e shtetit dhe Policia bashkiake do të inspektojnë zbatimin e masave dhe protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi në rast të shkeljes së protokolleve me qëllim mbrojtjen e shëndetit tuaj”.

Komiteti i Ekspertëve ka miratuar edhe rregullat mbi bazën e së cilës do të funksionojnë baret dhe restorantet. Bizneset duhet të pajisen me maska dhe dezifektantë punonjësit. Tavolinat duhet të jenë në distancë 2 metra, ndërsa nuk do të lejohet vetëshërbimi.

Restorantet duhet të përdorin meny elektronike ose plastike në mënyrë që të pastrohet lehtë. Një tjetër kriter për bizneset që do të ofrojnë shërbim brenda është edhe vendosja e xhamit ndarës në rastet kur pagesa bëhet në arkë.

Tv Klan

Saturday, September 26, 2020

Gjakderdhja pas menopauzës: mund të jetë kancer ose rrezik tjetër

Nga Daniela Burnazi

Nëse keni kaluar menopauzën, nuk duhet të keni më gjakderdhje menstruale. Menopauza do të thotë që nuk keni pasur më mensturacione për 1 vit.

Nëse pas 1 viti pa mensturacione, pra në periudhën e menopauzës keni pasur gjakderdhje atëherë duhet të kontaktoni menjëherë mjekun, pasi një nga shkaqet më të shpeshta dhe të rrezikshmë të kësaj gjakderdhje është kanceri.

Çfarë e shkakton gjakderdhjen pas menopauzës?

Janë disa shkaqe që çojnë në gjakderdhje pas menopauzës:

Polipet: janë rritje të indeve që shfaqen brenda mitrës ose kanalit të qafës së mitrës. Zakonisht nuk janë kancer, por mund të shkaktojnë njolla gjaku, gjakderdhje të mëdha ose gjkderdhje pas mardhënieve seksuale.

Atrofia endometriale: (hollimi i rreshtimit të mitrës): Endometriumi është indi që vesh mitrën. Ai i përgjigjet hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni. Nivelet e ulëta të hormoneve pas menopauzës mund të shkaktojnë gjakderdhje.

Hiperplazia endometriale: (trashja e rreshtimit të mitrës): pas menopauzës mund të këni shumë estrogjen dhe pak progesteron. Si rezultat endometriumi bëhet më i trashë dhe për pasojë mund të rrjedhë gjak. Ndonjëherë qelizat në endometrium bëhen anormale. Këto mund të çojnë në kancer parndaj është mirë që të trajtoheni sa më shpejt të jetë e mundur.

Atrofia e vaginës (rrallimi i indit vaginal): estrogjeni është hormoni që ndihmon për ta mbajtur këtë ind të shëndetshëm. Pas menopauzës nivelet e ulëta të estrogjenit mund të shkaktojnë që muret vaginale të bëhen më të holla dhe të thata. Kjo gjë çon në gjakderdhje pas marrdhënieve seksuale.

Kanceri: gjakderdhja është simptoma më e zakonshme e kancerit të endometrit ose mitrës pas menopauzës. Ai gjithashtu mund të sinjalizojë kancer të vaginës ose qafës së mitrës.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST): disa nga SST-të si  klamidia dhe gonorrea mund të shkaktojnë gjakderdhje. Plagët e herpesit gjenital gjithashtu.

Në rast se keni gjakderdhje pas menopauzës (1 vit pasi ju kanë lënë periodat) duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.

Burimi: Web Medicine

Friday, September 25, 2020

Ushqimet që ju shkaktojnë gazra dhe ju bëjnë të ndiheni të fryrë

Nga Daniela Burnazi

Në këtë postim do të paraqesim disa nga ushqimet që ju shkaktojnë më shumë gazra:

Ushqimet pa sheqer: ushqimet që kanë ëmbëlsues të tjerë jo sheqer kanë në përbërje sorbitol, manitol, isomalt etj, këta përbërës ju shkaktojnë gazra dhe ju bëjnë të ndiheni më të fryrë.

Cokollatat me drithëra

Qumështi dhe nënproduktet e tij: në 75% të popullsisë laktoza shkakton gazra dhe fryrje barku.

Lulelakra dhe brokoli

Ëmbëlsirat e përpuniara: si biskotat.

Ushqimet e yndyrshme

Birra dhe produkte të tjera të përbëra nga majaja

Mishi

Burimi: Eat this

CNN: Europa nuk do mbyllet më, por do ketë shumë vdekje nga vala e dytë!

Në shikim të parë, pamja nuk duket shumë e zymtë. Ndërsa rastet e raportuara të koronavirusit po arrijnë nivele rekord dhe Evropa po zhytet në një valë të dytë, vdekjet janë akoma shumë më pak nga se ishin në prill.

Por ekspertët paralajmërojnë se shenjat tregojnë më shumë tragjedi përpara këtë dimër.

Spitalet e Evropës tani janë më të pajisura për trajtimin e Covid-19. Masa të tilla si distancimi shoqëror dhe mbajtja e maskave janë bërë normë dhe përhapja e fundit e infeksionit ka qenë kryesisht tek të rinjtë, të cilët kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse preken nga virusi.

Megjithatë moti më i ftohtë ka filluar të vendoset dhe sezoni i gripit po afron. Infeksioni po përhapet në popullatat e moshuara dhe ka shenja që njerëzit po lodhen duke respektuar kufizimet. “Padyshim që ne në të vërtetë nuk kemi ndonjë mënyrë për të parandaluar Covid të shkojë përreth, përveç bllokimeve ose masave të distancës sociale dhe kështu me radhë; ne nuk kemi ende një vaksinë,” -tha Michael Head, studiues i lartë i shëndetit global në Universiteti i Mbretërisë së Bashkuar i Southampton.

Ndërsa ai nuk pret që vdekjet të arrijnë nivelet që shihen në valën e parë, Head shtoi: “Ne do të shohim shumë përhapje të rasteve, do të shohim shumë shtrime në spital dhe shumë barrë për shërbimin tonë shëndetësor.

Do të ketë gjithashtu një numër të madh të viktimave.”

Nga të rinjtë tek të moshuarit

Rastet e Coronavirus të raportuara në të gjithë Evropën arritën një rekord të lartë prej 52,418 mbi një mesatare shtatë-ditore të martën, sipas analizës së CNN të të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Por u raportuan vetëm 556 vdekje të reja, krahasuar me një lartësi prej 4,134 viktimash ditore (nga 31,852 raste) nga mesatarja e shtatë ditëve më 10 prill.

Kjo krahasohet me një mesatare shtatë ditore prej 44,547 rastesh dhe 722 vdekjesh të martën në Amerikën e Veriut, e cila ka një popullsi prej 366 milion krahasuar me 750 milion njerëz të Evropës.

Spitalet tani janë më të afta për të diagnostikuar dhe trajtuar virusin, që do të thotë që nivelet e vdekshmërisë për pacientët me ICU në disa vende evropiane kanë rënë nga rreth 50% gjatë pranverës në afërsisht 20%, vlerëson Head.

Por Bullgaria, Kroacia, Malta, Rumania dhe Spanja të gjithë kanë parë rritje të qëndrueshme të vdekjes.

Në javën e parë të shtatorit, përqindja më e madhe e rasteve të reja ishte akoma midis moshës 25-49 vjeç, sipas drejtorit të Evropës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge. Por gjithashtu kishte një rritje të rasteve në grupe të moshuara, të moshës 50 deri 79 vjeç./Dritare.net

Rëndohet bilanci në 24 orët e fundit/ Ja të dhënat që njofton Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 124 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me koronavirusin 3 persona.

Ekspertët: Ky është shansi i fundit i Evropës për të parandaluar mbylljen!

Zyrtarët evropianë të shëndetësisë u kërkuan vendeve anëtare të ndërmarrin hapa për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit në vendet e tyre për të parandaluar rikthimin e masave të izolimit, të cilat ata i konsideruan shkatërruese për ekonominë.

Ata thanë se me afrimin e motit të ftohtë është e nevojshme të shmanget një epidemi gripi në të njëjtën kohë me koronavirusin.

Paralajmërimet vijnë ndërsa pjesa më e madhe e Evropës po sheh një rritje të rasteve me COVID-19 dhe një raund të ri masash kufizuese që synojnë ndalimin ose të paktën ngadalësimin e përhapjes së infeksionit.

Duke folur në një konferencë shtypi, komisionerja për Shëndetësinë e BE-së Stella Kyriakides tha se ky është një moment vendimtar për organizatën dhe mund të jetë siç shtoi ajo, shansi i fundit për të parandaluar një përsëritje të bllokimeve që u vendosën në pranverë e që paralizuan ekonominë e rajonit. Zonja Kyriakides tha se disa shtete anëtare po shohin situata që janë edhe më të rënda sesa gjatë kulmit të pandemisë në mars.

“Është arsye vërtet për t’u shqetësuar. Për të qenë me të qartë, kjo do të thotë se masat e marra thjesht nuk kanë qenë mjaft efektive ose nuk janë zbatuar ose ndjekur siç duhej të ishin“, tha ajo.

Kyriakides pranoi se zyrtarët po përballen me atë që ajo e quajti “lodhje nga COVID-19”, që shoqërohet me një shpërfillje të dukshme të distancës fizike e rregullave, shoqëruar madje me disa protesta, të tilla sikurse demonstratat kundër maskave dy javë më parë në Romë.

Duke folur gjatë së njëjtës konferencë për shtyp, drejtorja e Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) Andrea Ammon theksoi nevojën për masa thelbësore, të tilla si distancimi fizik, mbajtja e maskave dhe larja e duarve.

Ajo tha gjithashtu se qeveritë duhet të kenë kapacitete të mjaftueshme testuese, të kryejnë gjurmimin rigoroz të kontakteve, mundësi të mira për karantinë si dhe komunikim më të mirë mbi rreziqet.

Kyriakides tha gjithashtu se ndërsa moti bëhet më i ftohtë në Evropë, nevoja për vaksina kundër gripit rritet. Zyrtarët e shëndetësisë thonë se viruset sezonale të gripit shkaktojnë mes katër deri në 50 milionë infeksione çdo vit në të gjithë rajonin dhe rreth 15 deri 70 mijë evropianë vdesin çdo vit për shkaqe të lidhura me gripin.

Të rriturit, të cilët paraqesin rrezik të lartë për t’u prekur nga gripi janë gjithashtu më të rrezikuarit nga koronavirusi. Sipas një studimi të publikuar nga shkencëtarët e Shëndetit Publik në Angli (PHE) thuhet se rreziku për të vdekur është dyfish më i lartë tek ata njerëz që rezultojnë si pozitivë ndaj gripin ashtu edhe koronavirusit, krahasuar me ata që kanë vetëm koronavirus./ VOA

Nje gote alkol ne dite mbron zemren; Mit apo Realitet ?

Perpos cdo mbremjeje, per me teper ne fundjave, ne rruget e Bllokut, te plazmuara nga nje lloj i caktuar e gati uniform i muzikes ritmike, te pa kalueshme nga te rinj e nga makina te shtrenjta, ne gjysem erresire pertej xhameve te lokaleve te pafund ne numer, profilohen silueta elegante te rinjsh te mbuluara nga nje vel tymi cigaresh e te fokusuara ne gotat e alkolit, veres, tekiles. Ne oret e para te mengjezit gelojne taksite qe percjellin disa nga viktimat e kesaj maratone qe me kembet e veta, apo te mbajtur perkrahu nga dikush, drejtohen per ne shtepite e tyre per te kompensuar gjumin e munguar, deri ne oret e pasdites.
Perse kaq shumë te rinj kane nevoje te pine dhe shpesh edhe te dehen ?
Për t’u “argëtuar”,  per “mode”, per t’u bere “tape” apo sepse nen efektin e alkolit është më e lehtë te besh miq e sidomos “te lyesh e qetesosh me melhem” dhimbjet e dashurisë bashkeshoqeruese te moshave te reja.  Ky nuk perben aspak news nëse është e vërtetë se “Biri i Zeusit dhe Semeles i dha verë njeriut për të harruar vuajtjen dhe dhimbjen”.
Rreziqet e alkolit
Alkoli ka shoqëruar gjithmonë historinë e njeriut. Kudo dhe kurdo, ne cdo cep te botes, pa dallim në mes të veriut dhe jugut,  lindjes apo perëndimit. “Perëndia bëri ujin”, ndersa “Njeriu beri verën “,  shkruan Victor Hugo në nje nga kryeveprat e tij, La Fete chez Therese. Ne te kundert, nuk  ka asnjë tekst te lashtë, nga Greqia në Palestinë, e deri në Kinë,  të cilët nuk ka folur per alkolin dhe sidomos demet e tij. Në të gjitha fetë ka referenca për të hequr dorë nga alkoli, per te paksuar konsumin e tij apo se paku per te mos e pire në kohë të caktuara të vitit.
Ai është si cdo droge tjetër, ndoshta edhe më keq, sepse vret më shumë se heroina, kokaina dhe hashashi. Ka një lidhje të ngushtë, sipas studjuesve, mes alkoolit, përdorimit të drogës dhe krimit. Alkoli vret cdo vit 3.3 milionë njerëz në mbarë botën, pra, eshte përgjegjes i 5.9% të vdekjeve globale, dhe shkaktar i 17.1% të aksidenteve rrugore. Në shifra, demet e alkolit janë të krahasueshme me ato të duhanit dhe, më shumë se SIDA, tuberkulozi apo sëmundjet kancerogjene.
Ne nje studim te bërë në Angli, nga Instituti i Shëndetit, rezultoi se rreth 40% e adoleshenteve pine cdo fund jave, se paku 80 gram alkool (5 gota verë, ose 8 birra të vogla, apo 2.3 gota te vogla alkooli te forte), duke profiluar keshtu kontigjentin qe kur të rriten te kene predispozite per tu bere pijanece te rregullt. Ndersa në të rriturit, që cilët kane filluat te pine qe në moshen 20 vjec, vdekjet nga cirroza e mëlçisë jane 8 herë më shumë ne raport me ata qe nuk pine.
Perse dhe si “vrasin” pijet ?
Çfarë ndodh ne trurin dhe melcine e atij që pi ?
Alkoli vepron në nivel të substancave që rregullojnë transmetimin nderqelizor te impulseve nervore,  të tilla si dopamina, katekolaminat dhe serotonina. Eshte pikerisht clirimi i dopaminës që nxit euforine dhe dëshirën per te folur, lehteson marrëdhëniet me njerëzit e tjerë, te ben te ndjehesh me i lire dhe me i  plotfuqishem. Por, kur sasia e marre e alkolit rritet shume, pasohet nga një efekt frenues i trurit, bie tensioni i gjakut, humbet mundësia për të kontrolluar temperaturën e trupit, fillon vështirësia në frymëmarrje dhe se fundi vjen koma. Ne kete moment, vdekja eshte shume prane.
Perpos trurit, edhe melcia vuan shume nga perdorimi i alkolit. Edhe marrjet e vogla te alkolit, por te përditeshme, cojne ne depozitim të yndyrnave ne mëlçi (steatozë e quajne mjekët). Ky depozitim, shkakton një formë te inflamacionit (hepatit e quajne mjeket) që jo rralle mund te transformohet në cirozë dhe kancer te melcise. Më shumë se 40-80 gram alkool në ditë për burrat dhe 20-40 për gratë, brenda 10-12 viteve,me siguri do të çojnë në sëmundje të mëlçisë.
Studimet e fundit kane konfirmuar edhe nje lidhje te drejtperdrejte midis rritjes së konsumit të alkoolit dhe rritjes së rrezikut për hemoragji cerebrale, sëmundje të zemrës, krizave fatale te tensionit te larte, carjes së aortës dhe te kancerit.
Nje gote alkol ne dite, Mit apo Realitet ?
Ate nate magjike, në verën e vitit 1991, nga nje bar ne Lyon, me një gotë vere në dorë, i frymezur nga Paradoksi Francez, observimi epidemiologjik sipas te cilit francezet megjithse konsumojne më shume vaj, gjalpë dhe yndyrë shtazore sevendet e tjera te europes perëndimore, vuajne me pak nga semundjet e zemres, frankofili Safer do te insistonte se enigma (paradoksi) franceze shpjegohej vetem nga kjo gote verë e kuqe e cila nepermjet molekulave me veti antioksiduese, polifenet qe ajo permban, ka efekte mbrojtese ne shendetin tone dhe sidomos në zemër.
Ju deshen vetem 60 minuta historike, që i ndjeri Morley Safer të bindë amerikanet dhe të çimentojë në vetëdijen e tyre efektet mbrojtese të verës se kuqe ne zemër, reflektuar ne faktin qe vetem ne 5 vjet konsumi i veres se kuqe ne amerike te dyfishohej. Per me teper konsumatori amerikan do te insistonte te pinte te njejten vere qe pinin francezet.
Me pas, në korrik 1992, Safer, i pompuar si nje star hollivudi, do ta shkelte akoma me fort gazin;  “Provat e efekteve pozitive te dozave te vogla (moderuara) te alkolit ne shendetin e njerezve jane evidente dhe ne rritje”, duke çimentuan në psikikën amerikane justifikimin  në dukje te padurueshëm për të pirë rregullisht nga nje gote vere franceze.
Pavarësisht nga popullariteti i teorisë, Shoqata Amerikane e Zemrës thekson, në faqen e saj zyrtare, se nuk ka asnje lidhje statistikikore te perdorimit te veres me vdekshmërinë nga semundjet e zemres, duke thyer shkencerisht mitin popullor që konsumi i moderuar i alkoolit eshte i mirë për zemren. Ata insistojne  se shumë nga antioksidantët e perfshire ne vere, jane te pranishem edhe ne fruta apo dhe perime të tjera, ku spikat Brokoli.
Kë do te zgjidhnit si antioksidant midis  Brokolit dhe veres Bordeaux ?- e pyeten themeluesin e institutit shkencor Mario Negri ne Bergamo, Silvio Garattini. Pa dyshim Brokolin, do te pergjigjej ai. Po ne se do te ishte gjalle Safer Morley ? – “A votre santé,” do të thoshte ai, duke ngritur një gotë vere.
Ata pine “per t’u argëtuar”, “për t’u dehur”. Sigurisht kane te drejte pasi “vera kënaq zemren e njeriut” (Psalmet 103, 15), por ata duhet të mësojnë t’a gëzojnë atë në mënyrë të sigurtë.
    Prof Dr. Myftar Barbullushi

Nuk mund të luani me pandemisë/ Ja cili vend paralajmëron izolimin

Një rekord i ri i rasteve me koronavirus është shënuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga maji. Sipas të dhënave janë regjistruar 6,634 infeksione të tjera krahasuar me 6,178 dje. Numri i viktimave gjithashtu u rrit lehtë, 40 në 24 orët e fundit kundrejt 37 të regjistruara dje, dhe rreth 42,000 që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit, Izraeli ka numëruar 7,527 infeksione të reja me koronavirus. Pavarësisht izolimit, që do të zgjasë deri më 11 tetor, fundi i festave hebreje, Izraeli nuk po sheh përmirësim.

Në Francë gjithashtu vijon të rritet numri i infeksioneve. 16,096 persona u infektuan orët e fundit, një shifër alarmante. Kryeministri francez Jean Castex nuk përjashton mundësinë e një bllokimi të ri, nëse situata në vend përkeqësohet më tej. “Ju nuk luani me një epidemi,” i tha ai France 2, duke bërë thirrje për”përgjegjësi kolektive”.

“Mund të ketë një riizolim, pasi nëse nuk veprojmë mund të gjendemi në një situatë të ngjashme si në pranverë”.

Ndërkohë karnavalet në Rio de Janeiro, të planifikuara në shkurt të 2021, janë shtyrë për një kohë të papërcaktuar./Dritare.net

Thursday, September 24, 2020

Pse sëmuren fëmijët më shpesh në dimër? Ja sëmundjet më të shpeshta në këtë stinë

Nga Daniela Bardhi

Disa viruse lulëzojnë madje përhapen më shumë në ajër më të freskët dhe të lagësht. Mukoza e hundëve bëhet më e thatë dhe ngjitëse gjatë muajve të ftohtë, gjë e cila të con në përhapjen dhe marrjen e viruseve.

Ja cilat janë sëmundjet që prekin më shumë fëmijët dhe jo vetëm gjatë dimrit:

RSV: Virusi Sinikal i Frymëmarrjes është një infeksion i zakonshëm i frymëmarrjes që tek fëmijët poshtë moshës 2 vjeç shkakton bronkiolit.

Simptomat e sëmundjes janë:

  • Kollitje
  • Sekrecione të lëngshme të hundës
  • Ethe
  • Mbingarkesë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes
  • Frymëmarrje e shpeshtë

Sipmtomat e kësaj sëmundje janë të lehta 1-2 ditët e para dhe përkeqësohen nga dita e 3-7.

GRIPI: është një virus respirator shumë ngjitës.

Simptomat më të zakonshme të gripit janë:

  • Kollitje
  • Sekrecione të hundës
  • Mbingarkesë virale
  • Dhimbje e muskujve të trupit
  • Temperaturë e lartë
  • Konjuktivit (sy të kuq dhelose të irrituar)
  • Të vjella dhe/ose diarre

FTOHJA: është infeksion viral që shoqërohet me simptoma të ngjashme me të gripit. Viruse të ndryshme shkaktojnë ftohje e cila mund të zgjasë 5-14 ditë.

Simptomat më të zakonshme janë:

  • sekrecione në hundë
  • – kollitje
  • – ethe
  • -mbingarkesë virale
  • – dhimbje fyti etj

Skuqja e fytit: është infeksion që prek zakonisht fëmijët e vegjël nga 6muajsh deri në 5 vjeç.

Simptomat më të zakonshme janë:

  • Dhimbje fyti
  • Vështirësi në gëlltitje
  • Ethe
  • Dhimbje stomaku
  • Dhimbje koke etj

Burimi: Children’s Health

Vala e dytë në Kanada/ Kryeministri: Vjeshta mund të jetë më e keqe se pranvera

Kanadaja po përballet me valën e dytë të pandemisë Covid-19. Numrat po shohin rritje të madhe ditët e fundit. Kryeministri, Justin Trudeau tha se vjeshta do të jetë më e keqe se pranvera. Kryeministri kanadez thotë se nëse situata vijon si tani, apo përkeqësohet nuk do të ketë grumbullime për festa.

“Në katër provincat tona më të mëdha, vala e dytë tashmë është duke u zhvilluar. Numrat janë të qartë. Më 13 mars, kur u izoluam, kishim 47 raste ditore me Covid-19. Vetëm dje, kishim mbi një mijë. Ne jemi në prag të një vjeshte, e cila mund të jetë shumë më keqe se pranvera. Unë e di se ky nuk është një lajm që do të donit ta dëgjoni dhe ne nuk mund të ndryshojmë numrat e sotëm apo ato të nesërm. Ata janë vendosur tashmë nga ajo që bëmë ose nuk bëmë dy javë më parë. Por, ajo që mund të ndryshojmë është situata që mund të përballemi në tetor dhe në dimër. Me shumë gjasë, nuk do të ketë grumbullime për ditën e Falënderimeve, por kemi akoma një mundësi për Krishtlindjen.”-tha Trudeau./Dritare.net

Mjeku Gecaj: Duhet që normalisht të kishim veshje ditore, sidomos shërbimi i Urgjencës/ Si vazhdon puna?

Gazetare: Klevisa GJIKA

Pajisja me mjete mbrojtëse e bluzave të bardha është një nga masat që ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mori që kur pandemia u përhap edhe në vendin tonë. Por a janë të pajisur të gjithë mjekët me pajisjet kryesore mbrojtëse në kushtet kur COVID-19 është akoma nëpër këmbë?

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, mjeku i familjes në Kamëz, Mhill Gecaj tregon se përdorimi i veshjeve njëpërdorimshme dhe kryerja e vizitave në dhoma të veçanta është e nevojshme për shkak të pandemisë së krijuar nga SARS COV-2.

“Duhet që normalisht të kishim veshje ditore, sidomos shërbimi i Urgjencës të kishim veshje njëpërdorimshme dhe duhet të ishin dhoma të veçanta për të sëmurë që vijnë këtu për të marrë shërbim. Atij që vjen me temperaturë nuk mund t’i thuash mos u fut brenda, por futu këtu te dhoma, kalo, mjetet mbrojtëse, veshjet e duhura dhe ta vizitoj dhe t’i jap drejtimin e duhur”, shprehet mjeku.

Mjeku shton se ngarkesa e bluzave të bardha në qendrën shëndetësore të Kamzës lidhet edhe me numrin e lartë të qytetarëve:

“Nisur edhe nga situata e pandemisë në vend, normalisht edhe Kamza ka pasur ngarkesën e vet lidhur me situatën epidemiologjike lidhur me SARS COV-2. Duke pasur parasysh që kjo është një zonë, bashki me goxha numër të madh të popullatës, edhe sëmundshmëria është e rritur, pavarësisht statistikave që jepen nga MSH.”

Mhill Gecaj thekson faktin se pacientët vijnë me simptoma të COVID-19 nga dita në ditë. Mjeku tregon se kjo situatë është në vazhdimësi të gjendjes së krijuar në fund të vitit 2019 dhe fillim të vitit 2020, kohë kur virusi u përhap në shtetin Kinez, por që sipas mjekut në fjalë qarkullonte edhe në vendin tonë.

“Këtu përballemi çdo ditë me raste, me simptoma të cilat janë të njëjta me ato të COVID-19. Ka pasur goxha ngarkesë për këtë periudhë , pavarësisht se institucionet e kanë nxjerrë këtë se masat janë marrë që në fillim të muajit mars, por ne jemi përballur me këtë situatë që në janar të vitit 2020 ose edhe dhjetori i vitit 2019 me raste të shumta, të shpeshta. Gjithë eksperienca ime në këto vite nuk më ka rastisur që ndonjëherë të jetë një situatë e tillë me simptoma të njëjta pavarësisht se më pas iu vu emri COVID-19”, tregon mjeku i familjes Gecaj.

Mbyllen baret dhe restorantet, ja cili vend kthehet në zonë të kuqe

Nga kjo e hënë do të mbyllen baret dhe restorantet në Marsejë, Aix-en Provence dhe Guadeloupe, të Francës. Kjo masë serioze dhe e papritur është lajmëruar mbrëmë nga ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.

Përmes një thirrjeje solemne, ai iu drejtua popullit që të shmangë ndërveprimet shoqërore, si në vende publike, ashtu edhe në ato private. Situata e rëndë me virusin ka bërë që pjesa me e madhe Francës të bëhet zonë e kuqe. Edhe sistemi shëndetësor është vendosur në vështirësi të madhe, pasi infektimet kanë bërë që të shtrohen në spitale shumë njerëz.

Zonat e kuqe që janë në alarm përfshijnë: Parisin dhe periferitë e tij, metropolet e Lyon, Lille, Bordeaux dhe më pas Nice, Toulouse, Saint-Etienne, Rennes, Rouen, Grenoble, Montpellier dhe përtej detit, Guadeloupe.

Véran njoftoi masën e jashtëzakonshme për të mbyllur bare dhe restorante në metropolin Marseille-Aix en Provence dhe në Guadeloupe, të cilat janë zona në vigjilencë maksimale. Të gjitha vendet publike do të mbyllen, nëse nuk janë në gjendje të praktikojnë kontrolle të rrepta shëndetësore. Tani për tani, muzetë, teatrot dhe kinematë nuk preken nga masat./Dritare.net

A janë furnizuar me ujë 24h institucionet shëndetësore gjatë pandemisë së COVID-19?

Nga Daniela Burnazi

Furnizimi me ujë të rrjedhshëm, si një element i domosdoshëm dhe jo vetëm në kushte pandemie për një institucion shëndetësor, është një ndër matjet e studimit  të realizuar nga shoqata “Together for Life” në kuadër të projektit “Sistemi shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19 dhe pajisja e stafit me materialet e mbrojtjes personale”, të mbështetur nga Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Uji në një farë mënyre mund të konsiderohet në listën e “materialeve” të mbrojtjes personale për të garantuar higjienizimin e duarve, si dhe mbrojtjen e stafit dhe pacientëve paralelisht. 16% e stafit shëndetësor deklaron që gjatë pandemisë nuk kanë furnizim 24 orë me ujë në institucionin ku punojnë, ndërsa shumica prej 79% kanë pasur furnizim 24 orë me ujë.

Mungesa e furnizimit 24 orë me ujë është më problematike në sistemin shëndetësor parësor, ku në 21% të rasteve nuk ka, për të vazhduar me një farë përmirësimi në sistemin spitalor që nuk ka ujë në 15% të rasteve dhe spitalet COVID-19 (QSUT dhe “Shefqet Ndroqi”) që nuk kanë në vetëm 10% të rasteve.

Në 58% të institucioneve shëndetësore në total ka furnizim më ujë të ngrohtë, ku shërbimi spitalor (spitalet bashkiake, rajonale dhe ato universitare “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, Spitali Universitar i Traumës) paraqet situatën më të mirë pasi 63% e stafit shëndetësor deklaron se kanë furnizim me ujë të ngrohtë.

https://ift.tt/3apv6Lp

A janë trajnuar mjekët mbi përdorimin e materialeve të mbojtjes personale kundër COVID-19?

Nga Daniela Burnazi

Sipas një studimi të realizuar nga shoqata “Together for Life” në kuadër të projektit “Sistemi shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19 dhe pajisja e stafit me materialet e mbrojtjes personale”, të mbështetur nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, u konstatua se:

  • 38% e stafit në sistemin shëndetësor në total ka marrë trajnim së fundmi si pasojë e pandemisë COVID-19,
  • ndërsa gati një e treta (32%) nuk ka marrë asnjë trajnim për përdorimin e materialeve të mbrojtjes personale: si vishen, si hiqen, si eliminohen në mënyrë të sigurt.
  • Një pjesë e mirë (42%) ka marrë trajnim më herët gjatë përvojës së punës ose gjatë studimeve, gjithsesi stafi shëndetësor që punon në nivelin parësor ka marrë më pak trajnime, mbi përdorimin korrekt të materialeve të mbrojtjes personale: si vishen, si hiqen, si eliminohen në mënyrë të sigurt, konkretisht në masën 32%.

Ndërkohë që trajnimet janë më të shumta te stafi i shërbimit spitalor, më konkretisht 41% e stafit në shërbimin spitalor (spitalet bashkiake, rajonale dhe ato universitare “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, Spitali Universitar i Traumës) dhe 45% e stafit në spitalet COVID-19 (QSUT dhe ‘Shefqet Ndroqi’). Megjithatë, 17% e personelit në spitalet COVID-19 nuk ka marrë trajnim mbi përdorimin korrekt të materialeve të mbrojtjes personale: si vishen, si hiqen, si eliminohen në mënyrë të sigurt.

Gjetjet tregojnë se infermierët kanë marrë më shumë trajnime gjatë pandemisë ose kanë dije nga përvoja e mëparshme e punës së tyre përkundrejt mjekëve që i deklarojnë këto në masë më të ulët, respektivisht 41% dhe 28% e infermierëve vs. 35% dhe 13% e mjekëve. Dy herë më shumë mjekë se infermierë shprehen se nuk kanë asnjë trajnim mbi përdorimin korrekt të materialeve të mbrojtjes personale: si vishen, si hiqen, si eliminohen në mënyrë të sigurt, respektivisht 44% vs. 22%.

Mjekët pa materiale të mbrojtjes personale kunder COVID-19: puna me pacientët më e vështirë

Nga Daniela Burnazi

Sipas një studimi të kryer nga shoqata ‘Together for Life’ është hedhur dritë mbi mungesat në materiale të mbrojtjes personale, duke vënë nën presion stafin shëndetësor për të punuar pa to për shkak se institucioni nuk ka pasur gjendje.

Në total të sistemit shëndetësor kjo ndodh shpesh në gati 3 në 10 raste (29%), ndodh ndonjëherë në gati 4 në 10 raste (42%) dhe nuk ndodh asnjëherë në gati 3 në 10 raste (29%). Në sistemin shëndetësor parësor puna pa këto MMP ndodh më shpesh (36%), krahasuar me nivelet e tjera të sistemit shëndetësor, pasi, sikurse u prezantua edhe në të dhënat më sipër, sasia e MMP-ve në këtë nivel është më e kufizuar. Stafi shëndetësor në spitalet COVID-19 ka ndjerë relativisht më pak presion për të punuar me pacientë pa materialet e duhura të mbrojtjes personale. Konkretisht, 19% e tyre deklarojnë se janë gjendur në këtë situatë, 41% deklarojnë që ka ndodhur ndonjëherë, ndërsa 40% që ka nuk ndodhur ndonjëherë.

https://ift.tt/3apv6Lp

Wednesday, September 23, 2020

Vaksina e Covid, gati në mes të 2021

8 vaksina kundër koronavirusit janë thuajse në faza përfundimtare për t’u prodhuar. Mesi i vitit të ardhshëm besohet se një prej këtyre vaksinave të certifikuara do të jetë edhe në Shqipëri. Marrëveshja që qeveria shqiptare ka nënshkruar me Covax siguron aksesin që vendi ynë të mund të blejë dozat e para, të një vaksinë të sigurt.

“Ka në listën e tyre ato 8 vaksina të cilat janë më të avancuara dhe që janë në fazat e testimit klinik. Mendoj që në mesin e 2021-t, mund të fillojë përdorimi masiv i vaksinës, sepse pavarësisht se mund të ketë kompani të cilat janë goxha të avancuara me prodhimin, duhet të shohim efektet afatshkurtër dhe afatgjatë”.

Shqipëria do të ketë akses të marrë doza të vaksinës së Covid për 20% të popullatës, ndaj dhe ekspertët kanë nisur sugjerimet për grupet që duhen vaksinuar të parët.

“Personeli shëndetësor, arsimtarët, sëmundje kronike të popullatës. Gazetarët, mediat janë të përfshirë në grupin e riskut…”

Marrëveshja me Covax, nuk e pengon vendin tonë që të marrë një tjetër vaksinë që nuk është pjesë e këtij gurpimi, por së pari ajo duhet të jetë e licencuar dhe e sigurt për përdorimin në popullatë./Tv Klan

Dieta gjermane 6-8 kg në 2 javë

Nga Daniela Burnazi

Kjo dietë është përgatitur nga Instituti Gjerman i Ushqimit. Parimi i dietës është të hani ushqim me të cilin do të humbni shumë kalori dhe do të qëndroni të ngopur. Dieta përshpejton metabolizmin dhe ju ndihmon që mos t’I rimerrni ato kalori që hmbni shpejt.

Dieta është efektive kur mbahet me rigoroziet, përpara se të mbani dietën konsultohuni me një mjek apo dietolog për efektet negative që mbartin dietat në përgjithësi.

Dita e Parë

Mëngjesi: Vetëm kafe pa sheqer ose qumësht.

Dreka: Dy vezë të ziera dhe një racion spinaq i zier pa kripë.

Darka: 200 gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile dhe fruta të çafrëdoshme.

 Dita e Dytë

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe fruta të ndryshme.

Darka: 100 gr fileto pule (mish i bardhë pule).

 Dita e Tretë

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

Dreka: Dy vezë të ziera të shoqëruara nga një sallatë me domate.

Darka: 100 gr fileto pule dhe sallatë mikse me perime (ose vetëm sallatë jeshile).

 

Dita e Katërt

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

Dreka: Një vezë e zier e shoqëruar me djath të bardhë dhe karota.

Darka: Kos dhe fruta të stinës.

Dita e Pestë

Mëngjesi: Një sallatë me karrota dhe limon si dhe kafe pa sheqer ose qumësht.

Dreka: 250 gr peshk i gatuar në avull e shoqëruar me domate.

Darka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime.

Dita e Gjashtë

Mëngjesi: Kafe pa sheqer ose qumësht dhe një fetë buke e hollë e thekur.

Dreka: Gjysëm pule e pjekur në zgarë.

Darka: Dy vezë të ziera të shoqëruara me karrota.

Dita e Shtatë

Mëngjesi: Çaj me limon pa sheqer ose qumësht.

Dreka: 150gr biftek i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile ose sallata mikse me perime dhe  fruta të ndryshme.

Darka: Zgjidhni sipas dëshirës një menu të darkës të gjashtë ditëve më parë.

Burimi: Majo Clinic

Përse nuk po humbas peshë pavarësisht se po mbaj dietë apo regjim?

Nga Daniela Burnazi

Shumë njerëz mbajnë dieta apo regjime ushqimore të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën, gjininë, metabolizmin apo trupin e tyre. Pavarësisht dietava apo regjimeve ushqimore ata nuk humbasin peshë:

Ja disa nga shkaqet që nuk ju lënë që të bini nga pesha:

Hani të gjitha kaloritë që digjni: që të bini në peshë ju duhet keni kalori deficit, çka do te thotë se duhet të hani më pak kalori seç i duhet trupit tuaj ne baza ditore. Në rast se bëni stërvitje ju duhet të digjni më shumë kalori dhe mos t’i rimerrni ato përmes ushqimit.

Lloji i aktivitetit fizik: disa aktivitete fizike ju ndihmojnë të shtoni masë muskulare (ju djeg dhjamin dhe ndërton muskulin) por pesha mbetet e njëjtë, nëse doni të rrëzoni kilogramët bëni ushtrime kardio.

Ngatërroni etjen me urinë: që të ndiheni të ngopur pini rreth 2-3 litra ujë në ditë dhe mos e ngatërroni etjen me urinë.

Nuk po flini mirë: gjumi i rregullt 6-8 orë në ditë ju ndihmon të bini në peshë.

Menaxhoni stresin: shumica e njerëzve e mposhtin stresin duke ngrënë dhe duke marrë kalori të tepërta dhe të panevoshme për trupin.

Burimi: Sparkle People

Efektet e kafeinës në fertilitet (pjellori)

Nga Daniela Burnazi

Sipas një studimi të kryer në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit Nevada në Reno, kafeina ndërhyn në kontraktimet muskulore të tubave fallopiane. Tubat fallopiane janë përgjegjëse për lëvizjen e vezës nga vezorja në mitër. Prandaj nësen zvogëlohen kontraktimet në muskujt e lëmuar, veza nuk do të jetë më në zonën optimale për konceptim.

Studiuesit rekomandojnë që gratë që përpiqen të ngelen shtatzënë të heqin dorë nga kafeina sidomos nga pijet energjike dhe kola ose të zvogëlojnë në minimum sasinë e marrjes së saj.

Kafeina dhe numri i ulët i spermatozoideve

Studiuesit në Departamentin e Rritjes dhe Riprodhimit në Universitetin e Kopenhagen bënë një eksperiment me burra.

Disa pjesërmarrës konumuan kryesish kola dhe pije energjike, të tjerët konsumuan kafe dhe çaj. Rezultatet treguan se grupi që konsumoi pijet energjike dhe kola kishin një numër rreth 30% më pak të spermatozoideve. Burrat që konsumuan kryesisht kafe dhe çaj nuk kishin thuajse asnjë ndryshim në numrin e spermatozoidëve.

Burimi: Medical Xpress

Pijet energjike: ja arsyet pse janë shumë të dëmshme për shëndetin

Nga Daniela Burnazi

Sipas studimeve të kryera pijet energjike kanë efekte shumë negative në shëndet. Në këtë postim do të paraqesim disa prej sëmundjeve dhe problemeve që shkakton konsumimi i tyre:

  • Probleme kardiovaskulare: para se të pini pije energjike duhet të siguroheni që nuk keni probleme me zemrën. Studimet tregojnë se pijet energjike shkaktojnë kontraksione të forta të zemrës, të cilat mund të çojnë deri në atak kardiak. Sasia e lartë e kafeines në pijet energjike çon drejt këtyre problemeve kardiake.
  • Dhimbje koke dhe migrenë
  • Ankth: doza e madhe e kafeinës që gjendet në një kanaçe pije energjike çon në ankth madje edhe sulme paniku të forta.
  • Pagjumësi: efekti kryesor i pijeve energjike është t’i mbajë njerëzit zgjuar dhe abuzimi me to çon deri në probleme me pagjumësinë.
  • Diabet të tipit 2: pijet energjike kanë sasi të larta sheqeri në përbërje, ato nxisin qelizat prodhuese të insulinës në pankreas, gjë e cila të çon në diabet të tipit 2.
  • Ndërveprimi me ilaçe: nuk është e këshillueshmë të konsumoni pije energjike nëse jeni duke marrë ilaçe, veçanërisht ilaçe për depresion.
  • Varësia: njerëzit që konsumojnë shpesh pije energjike krijojnë varësi ndaj tyre, njësoj si një person që krijon varësi ndaj duhanit apo alkoolit.
  • Nervozizëm: sasia e lartë e kafeinës çon në nervozizëm.
  • Dridhje duarsh
  • Presion i lartë i gjakut
  • Ndjesi lodhje dhe pafuqie
  • Agression

Burimi: Caffeine Informer