Saturday, January 14, 2012

Psikologjia geshtaltiste


Psikologjia geshtaltiste

Shkolla geshtaltiste e mendimit iu largua analizës së elementëve apo pjesëve të individit.Ajo nuk e pranonte qëllimin strukturalizmit për të studiuar pjesët e mendjes ose qëllimin e bihejviorizmit për të studiuar pjesët e sjelljes.
Lideri i shkollës geshtaltiste ka qenë Max Wertheimer. Ai besonte se njerëzit janë më tepër se shuma e pjesëve të tyre dhe se nuk mund të kuptojnë të tërën duke studiuar vetëm pjesët – qëllimi i psikologjisë geshtaltiste ishte ta studionin personin si të tërë. Shkolla geshtaliste ka ndikuar shumë në fushën e perceptimit – objekti perceptohet si një i tërë dhe jo në pjesët e tij.

No comments:

Post a Comment