Monday, October 25, 2021

Arrorët/ Pse konsiderohen si produktet natyrale të jetëgjatësisë?

Arrorët janë mënyra e natyrës për të na treguar se gjërat e mëdha vijnë në përmasa të vogla. Këto super frute që cëmbisen kaq kollaj janë nga më të shëndetshmit.

Të pasur me yndyrna të shëndetshme për zemrën, vitamina e minerale ato ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskolare.

Mbi të gjitha frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm. Vitamina E, është e nevojshme për të ruajtur integritetin e membranës së qelizave, të membranës së mukusit dhe të lëkurës.

Personat që hanë arrore rregullisht kanë tendencën të kenë një peshë më të shëndetshme. Arroret janë të pasur në yndyrna të shëndetshme dhe për këtë arsye kanë edhe shumë kalori. Në varësi të llojit, rreth 30gr, mund të përmbajnë rreth 160-200 kalori duke bërë që t’ju ngopin shpejt.

No comments:

Post a Comment