Monday, August 23, 2021

Këto përbërës natyralë e transformojnë totalisht lëkurën tuaj

Bota e bukurisë është e mbushur me pajisje të teknologjisë së fundit, por kur bëhet fjalë për trajtimin e disa prej problemeve më të zakonshme të kujdesit të lëkurës, teknologjitë e avanacuara nuk janë gjithmonë më të mira. Në disa raste, opsionet e thjeshta natyrore mund të jenë po aq efektive.

Vaj kokosi (coconut): Hidratues, anti-inflamator. Vitet e fundit vaji i kokosit po përdoret gjerësisht për të shëruar puçrrat, kjo për shkak të acidit laurik që ka në përmbajtje, një anti- bakterial. “Shumë njerëz i duan produktet e vajit të kokosit për të ndihmuar në luftën kundër lëkurës së thatë, kruajtjes dhe sëmundjeve të lëkurës si ekzema dhe psoriaza”, thotë Laurel Naversen Geraghty, dermatologe në Medford.

Gotu Kola:  Shërimi i plagës. Kjo bimë e lashtë që përdoret shpesh në kuzhinën aziatike tani është pjesë e kujdesit modern të lëkurës për shkak të përfitimeve të saj për shërimin e plagëve. Kimikatet në bimë përmirësojnë furnizimin me gjak.

Çaj jeshil: Mbrojtje nga dielli, anti-rrudha. Lidhja midis pirjes së çajit jeshil dhe shëndetit të përmirësuar është sugjeruar prej vitesh, por gjithashtu mund të ndihmojë edhe në lëkurë. “Çaji jeshil ka rezultate të mira për sa i përket mbrojtjes nga drita dhe përfitimeve kundër rrudhave”, thotë Jeanine Downie, dermatologe në Montclair.

Bollgur: Anti-inflamator, lehtësim i ekzemës. “Bollguri përmban kimikate anti-inflamatore dhe anti-irrituese”, thotë Wong. “Ai gjithashtu ka beta glukan dhe niseshte, kjo është arsyeja pse banjot me bollgur janë kaq efektive për gjendje si ekzema dhe skuqjet.”

Gjalpë shea: Anti-inflamator, lehtësim i kruajtjes. Gjalpi shea është një përbërës në shumë kremra hidratues. “Duket se hidraton lëkurën në mënyrë efektive sepse është e mbushur me acide yndyrore”, thotë Geraghty. Këto lëndë ushqyese kanë një efekt qetësues dhe anti-inflamator në lëkurë. Ajo thotë se gjalpi shea mund të jetë më i dobishmi për trajtimin dhe qetësimin e ekzemës. Studimet klinike duke përdorur gjalpë shea si një trajtim për ekzemën tek fëmijët treguan më pak kruajtje brenda 4 javësh, dhe një studim tjetër me të rriturit tregoi përmirësim në 2 javë. Geraghty tregon se një plus tjetër i  kremit hidratues natyral nuk  shkakton shpesh alergji të lëkurës, gjë që e bën atë të duhur edhe për llojet më të ndjeshme të lëkurës.

Soja: Përmirëson prodhimin e kolagjenit. Farat e sojës përmbajnë një shumëllojshmëri të kimikateve me bazë bimore që ndikojnë në lëkurë si: antioksidantë, acide yndyrore dhe izoflavone.”Një nga arsyet që ne besojmë se shkëlqimi i lëkurës së gruas zbehet pas menopauzës është për shkak të uljes së estrogjenit”, thotë Geraghty. Ajo thotë se soja nuk do të ofrojë rezultate aq të fuqishme sa retinoidet, por është një mundësi tjetër shumë efektive. Izoflavonet në sojë gjithashtu ofrojnë mbrojtje nga dielli që mund të ndihmojë në pigmentim për ta mbajtur lëkurën të balancuar./ shëndeti.com.al/ WebMD

No comments:

Post a Comment