Friday, August 20, 2021

Situata del jashtë kontrollit në Kosovë: 4 të vdekur dhe 2250 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Katër të vdekur nga koronavirusi dhe 2,250 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 11,814 testime, 2,250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700.

Në total numri i rasteve aktive është 16.341. Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës. Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

No comments:

Post a Comment