Monday, August 23, 2021

Tragjike/ Ishte infektuar me koronavirus, 20-vjeçarja nga Tropoja ndërron jetë

Një vajzë 20-vjeçare që është ishte prekur nga COVID-i ka vdekur dje në Gjakovë. Sipas raportimeve mediatike, e reja ishte me prejardhje nga Tropoja, por me vendbanim në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës.

“Covidi i merr jetën vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë, ngushëllime familjes dhe te gjithe farefisit. U prehsh ne paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi behet sot ne ora 16:00 ne fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë”, thuhet në njoftimin e “Gjakova Sot”.

Varianti ‘Delta’, ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve me COVID në Kosovë, ku një ditë më parë rezultuan pozitiv 1.682 qytetarë dhe ndërruan jetë 11 persona.

No comments:

Post a Comment