Wednesday, September 22, 2021

Çfarë përfitimesh shëndetësore marrim nga konsumi i rregullt i drithërave të plota?

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Hulumtimet tregojnë se konsumi i rregullt i drithërave të plota bashkëshoqerohet me shumë përfitime shëndetësore, ku përfshihet ulja e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare, diabetit të tipit 2, kancerit dhe problemeve të tretjes. Fibrat tek dritherat e plotë ndihmojnë në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve, që ju ndihmon të ndiheni më të ngopur për më gjatë e të hani më pak.

Gjithashtu, mund t’ju ndihmojnë nëmbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, duke ulur rrezikun ndaj diabetit të tipit 2. Drithërat e plota janë edhe prebiotik që ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të mikrobiomës së zorrëve.

No comments:

Post a Comment