Tuesday, September 21, 2021

Mbërrijnë rreth 31 mijë vaksina Pfizer/ Manastirliu: Mbi 2 milionë doza në total në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se në Shqipëri kanë mbërritur edhe 31 mijë e 590 doza të vaksinave Pfizer. Manastirliu po ashtu thekson se tashmë Shqipëria ka administruar 2 milion e 45 mijë e 310 vaksina anticovid.

Ndërkohë vaksinimi masiv vijon në Shqipëri teksa kanë mbetur edhe 10 ditë nga muaji i hapur për moshat mbi 18 vjeç.

Postimi i plotë

“Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë

Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni.”

No comments:

Post a Comment