Monday, September 20, 2021

Shqetësimet më të mëdha të personave me aftësi të kufizuar gjatë periudhës së pandemisë

Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar, zbardh këto të dhëna që paraqiten në Grafikun 34, si më poshtë:

Pjesëmarrësit u ftuan të na informonin lidhur me shqetësimet më të mëdha që ata kanë ndjerë ose përjetuar gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Shqetësimi madhor më i shpeshtë gjatë kohës së pandemisë, i raportuar nga 58.9% e pjesëmarrësve, rezultoi “pamundësia financiare për të blerë ilaçe ose produkte ushqimore”, pasuar nga “frika nga infektimi me COVID-19” në 56.4% të pjesëmarrësve, “përkeqësimi i gjendjes shëndetësore” në 30.6% të rasteve, “mos marrja e ndihmës që nevojitet” në 29.2% të pjesëmarrësve, “kalimi në një formë të rëndë të COVID-it” në 23.1% të rasteve, “frika nga izolimi” në 21.4% të rasteve, “përkeqësimi i shëndetit mendor” në 20.6% të rasteve, etj.

Vetëm 2.8% e pjesëmarrësve raportuan se nuk kishin asnjë shqetësim specifik gjatë periudhës së pandemisë, kurse mbi dy të tretat (69.4%) kishin 3 lloje shqetësimesh, si më poshtë.

Nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar’ /2020.

No comments:

Post a Comment