Friday, December 3, 2021

Banka Botërore 29.5 mln dollarë financim shtesë për financimin e sektorit shëndetësor në Shqipëri

Banka Botërore ka miratuar sot një financim shtesë prej 29.5 milionë dollarë për projektin e Përmirësimit të Sektorit të Shëndetësisë në Shqipëri. Ky financim do të ndihmojë në adresimin e dëmeve të shkaktuara në objekte të kujdesit shëndetësor nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 si dhe do të përmirësojë procesin e modernizimit dhe reformat në disa shërbime spitalore publike.

Shqipëria ka bërë progres në drejtim të rritjes së jetëgjatësisë të popullsisë së saj, por sistemi shëndetësor i vendit duhet të përmirësohet ndjeshëm për të përmbushur nevojat aktuale shëndetësore si rezultat i një periudhe të gjatë tranzicioni demografik dhe epidemiologjik. Për këtë qëllim, Qeveria shqiptare ka ndërmarrë reforma të rëndësishme për menaxhimin, planifikimin dhe financimin e shërbimeve shëndetësore publike. Projekti i Bankës Botërore për Përmirësimin e Sektorit të Shëndetësisë ka luajtur rol kyç në këtë drejtim, duke mbështetur rehabilitimin e tre spitaleve, zbatimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor në katër spitale rajonale dhe rindërtimin e spitalit të Laҫit, i cili u shkatërrua nga tërmeti i nëntorit 2019.

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti në disa spitale e kanë bërë të domosdoshme ndërhyrjen urgjente për përmirësimin e infrastrukturës dhe furnizimin e tyre me pajisje të reja mjekësore. Financimi Shtesë do të ndihmojë në përballimin e këtyre nevojave, dhe më konkretisht për rehabilitimin e Spitalit të Krujës, Spitalit Rajonal të Lezhës dhe disa spitaleve e njësive në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza si Departamenti i angiologjisë dhe kardiokirurgjisë, Spitalit Psikiatrik, Departamenti i djegies dhe kirurgjisë plastike, dhe Spitali i përgjithshëm pedriatik.

Gjithashtu, do të furnizohen me pajisje të reja mjekësore Spitali i Pediatrisë dhe Spitali i Laçit. “Rehabilitimi i infrastrukturës kryesore dhe furnizimi me pajisje të reja mjekësore për spitalet rajonale dhe ato bashkiake do të shërbejë për aftesimin e tyre për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe eficente të kujdesit shëndetësor për qytetarët shqiptarë”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

Gjithashtu, Financimi Shtesë po mbështet zbatimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor në të gjithë rrjetin e spitaleve rajonale, i cili do të bëjë të mundur një koordinim dhe integrim më të mirë të shërbimeve me qëllim përmirësimin e vazhdimësisë dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor./Monitor

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete