Thursday, December 2, 2021

Çfarë është kujtesa imunologjike?

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Për shkak se sistemi imunitar i fituar mund të mësojë dhe të mbajë mend nje patogjen specifik, ai mund të sigurojë mbrojtje dhe madje mbrojtje afatgjatë kundër infeksioneve të përsëritura. Kur sistemi imunitar i fituar është i ekspozuar ndaj një kërcënimi të ri, specifikat e antigjenit jane te memoriazuara , kështu që ne parandalojme që të marrim përsëri sëmundjen. Koncepti i kujtesës imune është për shkak të aftësisë së trupit për të bërë antitrupa kundër patogjenëve të ndryshëm.

Një shembull i mirë i kujtesës imunologjike tregohet në vaksinimet. Një vaksinim kundër një virusi mund të bëhet duke përdorur një virus aktiv, por të dobësuar, ose duke përdorur pjesë të veçanta të virusit që nuk janë aktive. Të dyja ose virusi i dobesuar ose grimcat e virusit nuk mund të shkaktojnë një infeksion aktiv. Përkundrazi, ata imitojnë praninë e një virusi aktiv në mënyrë që të shkaktojnë një përgjigje imune, edhe pse nuk ekzistojnë kërcënime të vërteta. Duke marrë një vaksinim, ju po ekspozoni trupin tuaj ndaj antigjenit për të prodhuar antitrupa specifikë për atë virus, dhe të merrni ose te fitoni një memorje per ate virus pa kaluar sëmundje.

Por disa crregullime në sistemin e kujtesës imunologjike mund të çojnë në sëmundje autoimune. Ngjashmeria molekulare e një antigjeni te vete trupit me nje patogjen infektiv, siç janë bakteret dhe viruset, mund të shkaktojë sëmundje autoimune për shkak të një reagimi imunitar ndër-reaktiv ndaj infeksionit.

No comments:

Post a Comment