Monday, December 13, 2021

Bie vdekshmëria, përgjysmohen infektimet me COVID19 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar/ 150 pacientë në spitale s’e kanë kaluar asnjëherë sëmundjen

Ka një ulje graduale të infektimeve dhe viktimave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një vit më parë sipas tij, shkalla e pozitivitetit ka qenë 34%, ndërsa aktualisht është 14%. Po ashtu në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, janë shënuar 7.879 të infektuar, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit të 2021, janë regjistruar 3.579 të infektuar.

Sa i përket fataliteteve, në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, kanë qenë 155, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit 2021 janë 36. Aktualisht në spitalet COVID sipas gazetarit Skëndaj ndodhen të shtruar 150 pacientë që nuk e kanë kaluar asnjëherë virusin, ndërsa 30 prej tyre, janë të vaksinuar.

Tabela Krahasimore:

Pandemia 1-11 dhjetor 2020
Testime 23.393
Pozitive 7.879
Vdekje 155, mesatarja 14 vdekje ne dite.
Shtrime ne spital 440-490.

Shkalla e pozitivitetit 1 në 3 persona pozitiv, ose 34% të infektuar në raport me nr e testeve.

Pandemia 1-11 dhjetor 2021
Testime: 24.984
Pozitive: 3.579
Vdekje: 36, mesatarja ditore 3 vdekje
Të shtruar 140-160
Shkalla e pozitivitetit 1 në 7 testime pozitive, ose 14%.

Për periudhën 14 ditore 29 nëntor – 12 dhjetor raportohen 4.232 infektime.
Incidenca dy javore 151 infektime për 100 mijë banorë.

No comments:

Post a Comment