Monday, November 22, 2021

Austria futet në bllokim kombëtar/ Situata e tensionuar në të gjithë Europën

Austria është futur në një izolim të plotë kombëtar, pavarsisht protestave kundër kufizimeve të reja që kanë si qëllim frenimin e rasteve të reja të Covid-19 që janë përhapur në të gjithë Europën. Nga sot austriakëve iu është kërkuar të punojnë nga shtëpia dhe dyqanet jo thelbësore janë mbyllur.

Kufizimet e reja kanë shkaktuar protesta në të gjithë Europën. Njerëzit janë përleshur me policinë në Holandë dhe Belgjikë.

Shkalla e infeksionit është rritur ndjeshëm në kontinent, ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nëse masat nuk forcohen në të gjithë Europën – si për vaksinat, përdorimin e maskave dhe ‘green pass’ për vende të caktuara, rreth gjysmë milionë vdekje më shumë mund të regjistrohen deri në pranverën e ardhshme. Austria është bërë vendi i parë europian që ka bërë vaksinimin kundër Covid të detyruar për të gjithë, me ligjin që hyn në fuqi në 1 shkurt 2022.

Si është situata në pjesën tjetër të Europës?

Në Belgjikë, rregullat për përdorimin e maskës janë shtrënguar, ndërsa në vende të tilla si restorantet lejohet hyrja vetëm me pasaportën e vaksnimit. Shumica e njerëzve do të duhet të punojnë nga shtëpia katër ditë në javë deri në mes të dhjetorit.

Holanda ka vendosur një bllokim të pjesshëm tre-javor pasi regjistroi një rritje rekord të rasteve me Covid-19. Baret dhe restorantet mbyllen në orën 20:00, ndërsa janë ndaluar grumbullimet në ngjarjet sportive.

Gjermania po vendos kufizime për personat që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, ata do të përjashtohen nga vende të caktuara, mes një rritje të rasteve të reja.

Në Greqi, personat e pavaksinuar ndalohen në hapësirat e brendshme, përfshirë restorantet, kinematë, muzetë dhe palestrat nga sot, edhe nëse rezultojnë negativ.

Gjithashtu nga sot, Sllovakia po kufizon restorantet, dyqanet jo thelbësore, qendrat tregtare dhe eventet për ata që janë të pavaksinuar. Të njëjtat kufizime ka vendosur edhe Republika Çeke.

Vetëm njerëzit që janë vaksinuar ose janë shëruar nga koronavirusi mund të kenë akses në shumicën e shërbimeve jo thelbësore, përveç dyqaneve ushqimore dhe farmacive, në Rumani. Dyqanet mbyllen në orën 21:00 dhe ka një shtetrrethim për ata që nuk janë vaksinuar./ BBC

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete