Ndërsa situata e Covid po përkeqësohet edhe në Shqipëri në të njëjtin trend si vendet e tjera në Europë, numri i pacientëve që shtrohen çdo 24 orë raportojnë mjekët nuk ka pësuar rritje.
Kjo për faktin se çdo rritje e numrit të të infektuarve evidentohet pas dy javësh në spital. Por një tjetër arsye më shqetësues është se qytetarët refuzojnë të shkojnë në spital duke u trajtuar me medikamente spitalore në kushtet e shtëpisë dhe vetëm kur rendohet shumë shkojnë të shtrohen.
Ne spital ka të vaksinuar dhe të pavaksinuar kryesisht moshat e reja 20-25 vjeç e deri ne 80 vjeç. Mjekja Qato u kërkon qytetarëve që të paraqiten në kohë te mjekët në mënyre që të mos ua vështirësojnë punën.
Përveç numrit të lartë të humbjeve të jetëve tashmë ato i kemi edhe në mosha të reja .
Këtë javë pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët do të vendosin nëse do të ketë shtrëngim të masave sikundër po ndodh me disa vende në Europë.
No comments:
Post a Comment