Kripa, një ndër mineralet më të përdorshme dhe të vlefshme të të gjithë globit. E gjeni kudo në natyrë e deri tek ushqimet që gatuani çdo ditë. Shija e kripës është ndër të vetmet që nuk mund të ngatërrohet me asgjë tjetër ndaj është dhe shumë e preferuar.
Përveç kuzhinës, kripa është shumë e përdorur në kura të ndryshme medicinale apo trajtime bukurie, kryesisht të bëra në shtëpi. Në këtë artikull ju tregojmë disa nga këto trajtime shumë efikase edhe të vlefshme për dhëmbët.
Si ndihmon kripa
Ky mineral përmban një sërë vlerash duke përfshirë kaliumin, magnezin, fosforin, hekurin dhe jodin. Një paketë e plotë me vlera dhe fuqi për kockat e veçanërisht për dhëmbët tuaj. Me disa veprime fare të thjeshta do të shpëtoni nga një sërë sëmundjesh të cilat mund të sulmojnë dhëmbët tuaj.
Për forcimin e mishrave: Mineralet që përmban kripa janë shumë efikase në ndërtimin e mishrave të fortë të dhëmbëve. Ky përbërës natyral do të shërojë skuqjet, kruarjet apo problemet e tjera që keni me mishrat e dhëmbëve. Kjo pasi funksionon si dezinfektuesin duke zhdukur bakteret e këqija dhe duke shëruar plagët. Mjafton të shpëlani gojën një herë në ditë me ujë me kripë dhe mishrat e dhëmbëve tuaj do të fitojnë shëndet të plotë.
Parandalon rënien e dhëmbëve: Rënia e dhëmbëve mund të themi që është një nga problemet më serioze që mund të preki gojën. Shkaqet mund të jenë gjithashtu të ndryshme, duke filluar që nga aksidentet e jashtme, medikamentet e forta apo sëmundje të ndryshme. Përtej shkaqeve mjekësore apo aksidenteve, dihet që një nga shkaktarët e tjerë kryesorë të rënies apo prishjes së dhëmbëve janë ushqimet. Kryesisht ato me sheqer të cilat rrisin bakteret në gojë dhe prishin balancën e pehashit. Në këtë rast kripa vjen në ndihmë, mjafton t’i lani dhëmbët tuaj si zakonisht duke shtuar pak kripë tek pasta e dhëmbëve.
Largon dhimbjet: Dhimbjet e dhëmbëve apo të mishrave janë ndër dhimbjet më të bezdisshme dhe të lodhshme që mund të provoni. Me siguri i keni parasysh ditët apo netët e gjata me dhimbje dhe inflamacion të vazhdueshëm. Përdorimi i kripës edhe në këtë rast do të funksionojë si dezinfektues dhe qetësues natyral. Nëse keni mishra të fryrë rreth dhëmbëve shpëlajeni gojën me pak ujë me kripë 1-2 herë në ditë. Kripa do t’i qetësojë dhëmbët tuaj menjëherë dhe do të ndihmojë shëndetin tuaj oral.
Mbron smaltin e dhëmbëve: Kripa njihet si një mënyrë e lashtë që ndihmon me pastrimin, kjo gjë vlen edhe për pastrimin e dhëmbëve. Nëse i lani për disa periudha dhëmbët tuaj me kripë, ky mineral do t’ju ndihmojë që të largoni çdo papastërti. Lani çdo darkë dhëmbët tuaj me pak kripë dhe do të shikoni që gradualisht ata do të zbardhen e do t’i ndjeni më të pastër. Bëjeni këtë proces derisa të shikoni që dhëmbët tuaj janë më të bardhë dhe më të pastër.
Lufton aromën e keqe: Njësoj si pasta e dhëmbëve apo listerina me të cilën shpëlani gojën në fund edhe kripa funksionon si një pastrues natyral. Jo vetëm që dezinfekton në rrënjësi dhëmbët e mishrat, gjithashtu largon edhe aromën e keqe nga goja. Lani dhëmbët me kripë apo shpëlani gojën me të për të pasur rezultate të mrekullueshme.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* dua magjinë
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512