E ndërsa spitali Covid 1 ka ngarkesë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve që shkojnë në gjendje të rëndë, edhe ish Covid 2 pothuajse është plot me pacientë post Covid apo ata që vuajnë long Covid, simptomat e të cilit vijojnë për gati një vit.
Në këtë spital, pacientët testohen disa herë dhe vetëm kur rezultojnë të negativizuar plotësisht u ofrohet ndihmë mjekësore për të rikuperuar pasojat e gjata që ka shkaktuar virusi i Covid-19.
Në Shqipëri, situata e Covid po përkeqësohet pasi askush nuk respekton masat parandaluese dhe numri i personave që vaksinohen është i ulët. E ndërsa në disa vende në Europë po shtrëngohen masat, shqiptarët nuk respektojnë as masat që kanë./ Top Channel
No comments:
Post a Comment