Monday, November 22, 2021

Të rinjtë/ Brezi i rrezikuar nga artriti reumatoid

Çfarë është Artriti Reumatoid?

Kjo është një sëmundje autoimunitare e cila shfaqet kur sistemi imunitar i njeriut del nga shinat dhe sulmon organizmin. Një sulm i tillë kryhet nga rruazat e bardha të gjakut që në vend se të sulmojnë bakteret dhe infeksionet, godasin indet e shëndetshme rreth kyçeve. Kjo sëmundje shkakton dhimbje shumë të forta, ngurtësim të kyçeve dhe enjtje të tyre.

Dhimbja është simptoma kryesore që karakterizon këtë sëmundje. Ajo në fillim nis tek gishtat dhe më pas përhapet tek kyçet, shpatullat, ijet dhe gjunjët. Dhimbja e kyçeve të dorës është një tregues i rëndësishëm në diagnostikimin e kësaj sëmundjeje, e cila në mënyrë të mistershme ka tendencën të shfaqet në çdo grupmoshë dhe kryesisht prek më shumë gjininë femërore. Arsyet se përse femrat vuajnë më shumë nga kjo sëmundje është ende e panjohur por hipotezat mjekësore flasin për faktorin genetik apo hormonal.

Artriti reumatoid dhe brezi i të rinjve të mijëvjeçarit

Sipas të dhënave të vitit 2017, 54 milionë njerëz në botë ishin të diagnostikuar me artritin reumatoid dhe 8 milionë prej tyre konsiderohen i përkasin të ashtuquajturit ‘brezi i të rinjve të mijëveçarit,” një term që përfshin të lindurit në fillim të viteve ‘80 deri në mesin e viteve ‘90. Si mundet që kaq shumë të rinj të preken nga kjo sëmundje? Një faktor kryesor, sipas ekspertëve, është teknologjia. Ky brez që përfshin grupmoshën 24-39 vjeç është gjithë kohën me telefon në dorë.

Duart janë gjithnjë të zëna, në mos me telefon, me kompjuter, tablet, lojra, telekomandë e të tjera si këto. Këto lëvizje të përsëritura të duarve shkaktojnë një stres të tmerrshëm në kyçe dhe krijojnë predispozitën e shfaqjes së artritit. Një argument tjetër i rëndësishëm është se shumë prej të rinjve të këtij brezi, në maninë e të mbajturit të trupit sa më në formë, kryejnë ushtrime të rënda fizike dhe me intensitet të lartë. Nëse këto ushtrime kryhen rregullisht për një kohë të gjatë, atëherë të parat që do të vuajnë janë kycet. Duhanpirja dhe mbipesha janë faktorë të rëndësishëm gjithashtu. Ky brez renditet si ndër duhanpirësit më të mëdhenj ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se pritet të jenë mbipeshë ose obezë kur të arrijnë në moshën e mesme.

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete