Tuesday, November 23, 2021

Dhimbja nën sqetull/ Nga çfarë shkaktohet dhe a është problematike

Dhimbjet që shfaqen në zonën e nën sqetullës mund të shkaktojnë shqetësim, që në disa raste është i justifikueshëm. Ka raste, kur një dhimbje e tillë mund të jetë pjesë e simptomave paralajmëruese të një ataku në zemër. Megjithatë, në shumicën e kohës, dhimbje të tilla nuk janë për tu shqetësuar. Sqetulla është një pikë takimi i muskujve, indeve, gjëndrave dhe enëve të gjakut.

Një lëndim i vetëm, mund të nxisë dhimbje në këtë zonë. Kur dhimbja është afatgjatë dhe shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në kraharor, nofull e qafë, atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku. Duke lexuar më poshtë në këtë artikull do të mësoni për disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes nën sqetull.

Tërheqja muskulare: Njerëzit që ngrenë pesha shpesh, janë më të prirur të kenë një dhimbje të tillë. Kjo ndodh sepse stërmundimi fizik dhe ngritja e peshave nxisin tërheqjen muskulare. Nëse dhimbja vazhdon për më shumë se një javë, shkoni tek mjeku.

Alergjia: Sqetullat janë një vend ku manifestohen shpesh reagimet alergjike. Këto reagime vijnë si pasojë e kimikateve me të cilat bie në kontakt lëkura. Këto kimikate gjenden tek detergjentët, anti-djersa, parfumi, kremi i rrojës, sapuni dhe zbutësit e rrobave.

Infeksionet e Lëkurës: Nëse zona e nën-sqetullës është infektuar, ju do të përjetoni jo vetëm dhimbje por edhe kruarje dhe skuqje të lëkurës. Zona e nën-sqetullës duhet mbajtur e thatë dhe e pastër.

Gjëndrat Limfatike: Gjëndrat limfatike luajnë një rol thelbësor për sistemin imunitar. Ato gjenden me shumicë në zonën e sqetullës dhe nëse infektohen ose enjten atëherë ato shkaktojnë dhimbje. Nëse enjtja dhe dhimbja nuk largohen, atëherë duhet të flisni me një mjek.

Angina: Angina ndodh kur në gjak mungon oksigjeni. Kjo ndodh rëndom si pasojë e bllokimit të ndonjë ene gjaku. Dhimbja që shkakton angina mund të shfaqet në sqetull por edhe në shpinë, qafë, nofull e shpatulla.

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete