“Franca nuk do të vendosë masa kufizuese për personat e pavaksinuar”, kështu ka bërë me dije presidenti Emmanuel Macron. Ndryshe nga shumë vende të tjera në Europë të cilat kanë paralajmëruar masa për personat që nuk janë vaksinuar nga Covid, Franca ka zgjedhur të bëjë të kundërtën.
Macron deklaroi se procesi i vaksinimit ka dhënë rezultate pozitive në parandalimin e përhapjes së Covid.
Ndërkohë Europa ka gjetur sërish veten në qendër të pandemisë, duke bërë që disa vende si Gjermania, Austria, Republika Çeke si edhe Sllovenia të rikthejnë kufizimet në prag të Krishtlindjeve.
No comments:
Post a Comment