Tuesday, October 20, 2020

Administrata diskriminuesi më i madh, ndër shkaqet kryesore gjëndja shëndetësore por edhe leja lindjes

Kategoritë në nevojë vijojnë ende të diskriminohen për të marrë një shërbim publik pranë institucioneve publike ndërkohë që diskriminimet vijojnë të mbeten “bindjet politike”, “etnia ose raca”, shtatzania dhe qytetarët me aftësi ndryshe”.

Community Reporters Albania, ditën e enjte, intervistoi kreun e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimit, Z.Gajda për të kuptuar shkaqet e këtyre vendimeve.

Z.Gajda tregon se:” administrata mbetet diskriminues më i madh, edhe pse ka një rritje të biznesit privat, si shkak prevalon bindjet politike, por ka dhe arsye të tjera që ne kemi konstatuar, gjendja arsimore, gjëndja shëndetësore por edhe leja lindjes”.

Sipas kërkimeve dhe të dhënave që siguroi C.R.A rezulton se vendimet që KMD ka marrë si “Diskriminim” rezultojnë të jenë në Bashkinë Tiranë, i pyetur sesi reagojnë subjektet kur ka një vendim diskriminim ndaj tyre, Z.Gajda tregon se: “Institucionet nuk e pranojnë, por më pas kjo del gjatë hetimit, por pas pandemisë institucionet e neglizhojnë dhe nuk japin informacion duke e lidhur që nuk kanë staf për shkak të pandemisë, pas këtyre procedurave kur nuk jepet informacion ne vendosim gjobë

Çfarë ndodh kur ka një vendim diskriminimi, kush janë hapat e tjera si dhe zbatohet vendimi ?

Kur kemi vendim diskriminimi, nuk vendoset direkt gjoba, konstatohet në radhë të parë më pas vendoset edhe sjellja që duhet të ndjeki subjekti, kur kemi të bëjmë më raste punësimi, në kërkojmë që të rikthehet në punë sepse bëhët fjalë për ndërprerje të vendit të punës, në pjesën më të madhe mbi 90% e rasteve shkojnë në gjykatë, e cila vendos nëse do mbaj në fuqi vendimin e Komisonerit apo jo, ajo që vejmë re është së ka një ndarje në vendimet e gjykatave, pasi një pjesë gjykojnë që nuk duhet të rikthehen në punë, por ka dhe gjyqtarë që vendosin sipas vendimit të Komisionerit për ta rikthyer në punë, por prevalon praktika gjyqësore që nuk e pranon rikthimin në punë për punonjësit e administratës publike, paçka se kodi i punës parashikon  se ekziston rikthimin në punë”.

Por ka dhe institucione që nuk e zbatojnë vendimin e komisionerit, gjatë kërkimeve rezultojnë se Ministria e Brëndshme nuk ka zbatuar një  nga vendimet e komisionerit por edhe nuk e ka ankimuar, në këto raste sipas KMD veprohet me gjobë.

Gjatë 2 viteve të fundit (2019-2020) Komisioneri për Mbrojten nga Diskriminimi ka nxjerrë 331 vendime dhe 88 vendime prej tyre janë vendime diskriminimi, sipas Z.Gajda, administrata dhe bizneset private mbajnë peshën më të madhe të këtyre vendimeve diskriminimi, rasti më i fundit ka të bëjë më një vendim diskriminimi ku një riciklues Rom është ndaluar nga punonjësit e policisë bashkiake në Tiranë, sipas policisë deklarohet se ricikluesi kishte grumbulluar mbetje të riciklueshme brënda kontenierëve, dhe ka sekuestruar mjetin që përdorej nga ricikluesi së bashkë me sasinë e mbetjeve(hekura).

Pas hetimit të kryer nga KMD rezultoi se: -“në rastin konkret me ricikluesin, është konstatuar, që ka një vakum rregullator në bashkinë e Tiranës jo me mbetjet, por me mjetet që i sekuestrohet, nuk e ka të qartë me procedurën si veprohet, nuk ka një impiant rregullator sesi duhet të bëhet sekuestrimi, nuk mbahet proces-verbal dhe sidomos vënia në dispozicion të qytetarëve të aktit administrative që ai të ketë mundësi  të ankimojë në gjykatë”.

Z.Gajda tha se ky rast është diskriminim i tërthortë pasi veprimi nuk rezulton diskriminues në mënyrë direkte për shkak të racës, por ne kemi evidentuar se pjesën më të madhe të ricikluesëve i përkasin minoritetit rom atëherë edhe veprimet e parregullta  nga ana e policisë bashkiake shkojnë me pjesën më të madhe personave që i përkasin minoritetit Rom.

Në vendimin e KMD kërkohet që Bashkia Tiranë duhet të krijojë një akt i cili bën të ligjshëm veprimet e policisë Bashkiake.

Edhe pse Shqipëria aspiron të anëtarësohet në familjen evropianë, problemet janë të ngulitura thellë në administratën publike duke rënduar qytetarët dhe vështirësuar jetesën e tyre çdo ditë.

No comments:

Post a Comment