Tuesday, October 6, 2020

Cilat janë shenjat më të hershme të autizmit? Si ta kuptoni sa më herët që fëmija juaj është autik

nga Daniela Burnazi

Shumë fëmijë me çrregullime të spektrit autik tregojnë ndryshime në zhvillimin e tyre që kur janë foshnje, veçanërisht në aftësitë e tyre sociale dhe gjuhësore.

Përveç vonesave gjuhësore dhe ndryshimeve në sjellje, familjet mund të vërejnë ndryshime në mënyrën se si fëmija i tyre ndërvepron me bashkëmoshatarët.

Njohja e Shenjave të Autizmit

Këtu janë disa shembuj të ndryshimeve shoqërore, komunikuese dhe të sjelljes tek fëmijët me autizëm. Duhet të keni parasysh se jo çdo fëmijë autik ka të njëjtat simptoma.

Dallimet Sociale në Fëmijët me Autizëm

– Nuk mban kontakte me sy

– Nuk i përgjigjet buzëqeshjes së prindit ose shprehjeve të tjera të fytyrës

-Nuk shikon objekte ose ngjarje që një prind po shikon ose tregon

-Nuk tregon për objekte ose ngjarje që një prind t’i shikojë ato

– Nuk sjell objekte me interes personal për t’i treguar një prindi

– Nuk ka shpesh shprehje të përshtatshme të fytyrës

– Nuk tregon shqetësim (ndjeshmëri) për të tjerët

– Nuk është i interesuar të bëjë miq

Dallimet në komunikim tek fëmijët me autizëm

– nuk thotë fjalë deri në moshën 16 muajshe

– përsërit saktësisht ato që thonë të tjerët pa e ditur kuptimin (bën “papagallin” apo “jehonën”)

– nuk i përgjigjet emrit vet kur e thërret, por mund t’i përgjigjet tingujve të tjerq si bori makine, mjaullimë macje etj)

– i referohet vetes si “ti” dhe të tjerëve si “unë” dhe mund të ngatërrojë përemrat

– nuk do të komunikojë

– mund të humbasë gjuhën ose piketat e tjera shoqerore zakonisht rreth moshes 15 – 24 muajsh. Burimi: Autism Speaks

No comments:

Post a Comment