Thursday, October 29, 2020

COVID-19 DHE DIABETI/Çfarë duhet të dinë dhe të bëjnë njerëzit me diabet?

Marrë nga : Shoqata e Diabetit në Shqipëri
Për njerëzit që jetojnë me diabet është e rëndësishme të marrin masa paraprake për të shmangur virusin nëse është e mundur. Rekomandimet që po i jepen gjerësisht publikut janë dyfish të rëndësishme për njerëzit që jetojnë me diabet dhe këdo që është në kontakt të ngushtë me njerëzit që jetojnë me diabet.
• Lani duart mirë dhe rregullisht.
• Mundohuni të shmangni prekjen e fytyrës tuaj para se të keni larë dhe tharë duart.
• Pastroni dhe dezinfektoni të gjitha objektet dhe sipërfaqet që preken shpesh.
• Mos ndani ushqim, gota, peshqirë, mjete etj.
• Kur kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me një pëlhurë ose përdorni brrylin.
• Mundohuni të shmangni kontaktin me këdo që shfaq simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes siç është kollitja.
• Mendoni nëse mund të bëni ndryshime që do t’ju ndihmojnë të mbroni veten ose të dashurit tuaj. Për shembull, a mund të shmangni udhëtimet e panevojshme të biznesit? A mund të shmangni tubimet e mëdha? A mund të shmangni transportin publik?
• Nëse jeni i sëmurë me simptoma të ngjashme me gripin, qëndroni në shtëpi.
Nëse keni diabet:
Përgatituni në rast se sëmureni
• Kushtojini vëmendje shtesë kontrollit tuaj të glukozës. Monitorimi i rregullt mund të ndihmojë në shmangien e komplikimeve të shkaktuara nga glukoza e lartë ose e ulët e gjakut.
• Nëse shfaqni simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë të ngritur, kollë, vështirësi në frymëmarrje), është e rëndësishme të konsultoheni simbas rastit me një profesionist të kujdesit shëndetësor apo ndihmë mjekësore dhe trajtim te menjëherëshem.
• Çdo infeksion do të rrisë nivelet e glukozës tuaj dhe do të rrisë nevojën tuaj për lëngje, prandaj sigurohuni që të keni një furnizim të mjaftueshëm me ujë.
• Sigurohuni që të keni mjaftushem ilaçe të diabetit. Mendoni se çfarë do t’ju duhej nëse do të duhej të karantinonit veten për disa javë.
• Sigurohuni që keni ushqim të mjaftueshëm.
• Sigurohuni që do të jeni në gjendje të korrigjoni situatën nëse glukoza në gjak bie papritur.
• Nëse jetoni vetëm, sigurohuni që dikush tek i cili mund të mbështeteni të dijë që keni diabet pasi mund të keni nevojë për ndihmë nëse sëmureni.
• Mbani një orar të rregullt, duke shmangur mbingarkesën dhe duke bërë një gjumë të mirë natën.

No comments:

Post a Comment