Tuesday, October 13, 2020

Çaji i malit: Ja përfitimet shëndetësore që ju jep nëse e konsumoni përditë

nga Daniela Burnazi

Gjatë stinës së dimrit çaji i malit është një nga më të preferuarit tanë. Ky çaj mund të konsumohet nga të gjitha moshat.

Në këtë postim do t’ju paraqesim efektet kryesore pozitive të çajit të malit:

Ju mbron nga virozat/e ftohura: falë vetive antioksidante që ka, çaji i malit ju ndihmon nga virozat e dtinëve të ftohta.

Mbron aparatin tretës: është i pasur me antioksidantë dhe flavonoidë, elementë shumë të rëndësishëm që luftojnë mikrobet dhe infeksionet dhe përmirësojnë aparatin tretës.

Ul tensionin e lartë të gjakut: çaji i malit përbëhet nga familja e bimëve Sideritis, dhe studiuesit kanë zbuluar se ekstraktet në fjalë ndikojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Ju mbron nga alergjite.

Përmirëson shëndetin e zemrës.

No comments:

Post a Comment