Intervistë me Prof. Ass. Numila Kuneshka, Shef Shërbimi i Urgjencës Pediatrike për portalin e Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Stina e vjeshtës është gjithnjë e shoqëruar nga prania e virozave, ku grupmosha më e prekur janë gjithnjë fëmijët. Si paraqitet situata në Urgjencën pediatrike, a ka një rritje të fluksit të pacientëve?
Me ardhjen e stinës së vjeshtës gjithmonë shihet një rritje e numrit të vizitave në Urgjencën e Pediatrisë. Aktualisht në këtë Urgjencë paraqiten mesatarisht 100 pacientë në ditë. Ky numër është më i vogel krahasuar me po të njëjtën periudhë të viteve të kaluara ku ka pasur dy-trefishin e kësaj shifre.
Problemet kryesore që paraqesin fëmijët gjatë kësaj periudhe janë ato respiratore dhe më pak ato gastrointestinale.
Si është organizuar puna në Urgjencën Pediatrike për të menaxhuar situatën?
Në situatën e pandemisë të Covid-19 në Urgjencën e Pediatrisë, meqënëse është urgjencë polivalente, pra në funksion të të gjitha specialiteteve të pediatrisë, bëhet triazhimi i rasteve edhe që suspektohen për Covid-19. Për të gjithë pacientët e vegjël që paraqiten në Urgjencë me temperature, pa një fokus të veçantë dhe që kanë indikacion të shtrohen, bëhet tamponi për të përjashtuar Covid-19. Deri në rezultatin e tamponit, fëmija qëndron i hospitalizuar në ambientet e posaçme në urgjencë, ku merr edhe terapinë përkatëse sipas patologjisë, duke zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së Visrusit Sars Cov2. Nëse pacientët rezultojnë Covid Pozitiv tranferohen në Shërbimin e Pediatrisë Infektive, në të kundërt, në bazë të problematikave që paraqesin, dërgohen në shërbimet e specializuara të Pediatrisë për trajtim mjekësor.
Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 shqetësimi i prindërve është shtuar dhe në momentin e temperaturës së parë i drejtohen Urgjencës Pediatrike në QSUNT. Çfarë duhet të bëjnë prindërit kur shfaqet temperatura te fëmijët?
Ëshë e vërtetë që situata e krijuar nga Covid-19 ka ndikuar në rritjen e shqetësimit të prindërve që në shenjat ose temperaturën e parë që paraqet fëmija. Për këtë arsye, u bëjmë thirrje prindërve që të kontaktojnë fillimisht pediatrin e familjes për të marrë keshillat dhe ndihmën mjekësore. Nese mjeku i familjes e gjykon që gjendja e femijës është përkeqësuar, atëhere nëpërmjet sistemit të referimit e drejton në Urgjencën e Pediatrisë. Në këtë mënyrë shmanget grumbullimi i madh dhe i panevojshëm i pacientëve në ambjentet e Urgjencës dhe risku i infektimit. Gjithashtu kjo do të evitonte kohën e pritjes në Shërbimin e Urgjencës për rastet të cilat kanë nevojë për shërbim mjekësor të specializuar.
No comments:
Post a Comment