Tuesday, October 6, 2020

I shtruar prej 9 ditësh në terapi intensive, ndërron jetë nga COVID-19 mjeku nga Skrapari

Doktori i njohur i Skraparit, Esat Pashaj ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

Ai ishte i infektuar nga koronavirusi e cila ishte në një fazë të avancuar.

Prej 9 ditësh doktori ishte i shtruar në spitalin infektiv të Tiranës në terapi intensive.

I lindur më 16 maj 1948, doktor Esati ishte dhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh ishte nëndrejtor i Spitalit Bashkiak.

No comments:

Post a Comment