Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve për të lajmëruar mbi ndryshimet e masave që janë marrë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është pyetur nga gazetarët nëse dy vaksinat që po marrin shqiptarët Sputinik V dhe Sinovac njihen nga Bashkimi Evropian për të udhëtuar drejt këtyre vendeve.
Manastirliu u shpreh se nuk ka ende një vendin në lidhje me këtë çështje, por ka informacion se është duke u marrë në konsideratë.
“Deri tani nuk ka asnjë vendim në lidhje me këto vaksina.
Por ajo që kemi informacion është se janë duke u marrë në konsideratë edhe ajo Sputinik dhe Sinovac për të marrë autorizimin emergjent dhe të tregimit. Besoj se do të ketë një lajm të shpejtë për sa i përket këtyre vaksinave. Por dua të theksoj se deri tani nuk ka asnjë kufizim për llojet e vaksinave për të hyrë në vendet e BE-së”,- tha Manastirliu.
No comments:
Post a Comment