Wednesday, May 12, 2021

Apnea e Gjumit: Gërrhitja që mund të parandalojë sëmundje

Çfarë është sindroma e “apnea e gjumit”?
Sindroma e ” apnea e gjumit ” (OSAS) është forma më e shpeshtë e shqetësimeve të frymëmarrjes gjatë gjumit. Kjo sindromë konsiston në një bllokim të aktivitetit respirator (të frymëmarrjes) që mund të zgjasë dhe me tepër se 10 sekonda. Këto probleme janë shumë të shpeshta dhe u interesojnë 2-4% të popullsisë së rritur, në veçanti meshkujve të moshës 40 deri 60 vjeç.
Pse shfaqet kjo sindromë?
Gjatë gjumit, te të gjithë njerëzit ndryshon aktiviteti i frymëmarrjes, sepse qetësohet aktiviteti i qendrave nervore që koordinojnë lëvizjet e frymëmarrjes dhe pozicionin e trupit. Përveç kësaj vihet re një qetësim i muskujve të gojës dhe fytit; të gjitha së bashku këto fenomene, sidomos kur janë të theksuar, mund të shkaktojnë fenomenin e gërrhitjes dhe te disa një ostruksion (bllokim) gati kompletë të rrugëve të frymëmarrjes gjatë gjumit, me bllokim të frymëmarrjes për pak sekonda: apnee.
Çfarë pasojash mund të sjelli në organizëm kjo sindromë?
Bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes mund të shkaktojnë mungesë apo ulje totale të fluksit të ajrit në hundë dhe në gojë, që çon në ulje të sasisë së oksigjenit në gjak. Gjithësesi  episodet përfundojnë më vetëzgjim të personit, shpesh herë të shpeshta. Këto zgjime të shpeshta ndikojnë në ulje të cilësisë së gjumit, i cili nuk rezulton të jetë qetësues. Pacientët me ” apnea e gjumit ”  shfaqin një cilësi jete jo të mirë, që karakterizohet nga çorientim që lidhet me sëmundjen dhe një vështirësi për tu përshtatur me vetë sëmundjen. Por mbi të gjtha, pacientët me OSAS mund të shfaqin një rrezik të lartë për çrregullime kardiovaskulare (infarkt) ashtu dhe atak ishemik cerebral. ” Apnea e gjumit ”  është gjithashtu një faktor risku për tu prekur nga hipertensioni arterial. Fëmijët manifestojnë çrregullime te sjelljes si: hiperaktivitet, agresivitet dhe ulje të rendimentit në shkollë. Faktor favorizues për shfaqjen e ” apnea e gjumit ”  është seksi, (meshkujt janë më të prekur), mosha e madhe, prania e obezitetit, hipetrofi adenoidotonsillare.
Si shfaqet ky shqetësim?
Dy janë simtomat kryesore të ” apnea e gjumit “: përgjumia dhe gërrhitja. Përgjumia shfaqet zakonisht vetëm në situata të mërzitshme (punë të përsëritura, lexime, drejtim i autoveturës në rrugë “monotone”) por ndonjëherë është aq e rëndë sa bëhet e përsëritur, duke komprometuar cilësinë e jetës, socilae, profesionale, etj. Për shkak të këtij problemi pacientët mund të shfaqin një rrezik të lartë për të pësuar aksidente automobilistike. Simptoma të tjera që mund të shfaqen janë: dhimbja e kokës, humor i keq në mëngjes, probleme me përqëndrimin, shqetësime seksuale (ulje e libidos dhe shfaqje e impotencës), urinim i shpeshtë gjatë natës. Mund të shfaqen luhatje të humorit, probleme me memorien, sjellje të papërshtatshme në shumë situata.
Si mund të trajtohet ky problem?
Trajtimi i ” apnea e gjumit ” (OSAS) mund të bëhet nëpërmjet modifikimit të stilit të jetës, trajtimi kirurgjikal. Por trajtimi kirurgjikal si për ” apnea e gjumit ” ashtu dhe për të gërrhiturën (uvuloplastika,palatoplastika: janë operacione që synojnë në shkurtimin e musklaturës së palatumit për të lejuar që ajri të kalojë lirshëm nga hunda në mushkëri), janë pothuajse të pasuksesshme. Përdoret dhe CPAP që është një aparaturë që siguron futjen e ajrit të pasuruar me oksigjen me presion pozitiv nëpërmjet hundës, me qëllim që mushkritë, dhe për rrjedhojë gjaku dhe truri, të marrin sasinë e duhur të oksigjenit dhe gjumi të bëhet pa ndërprerje./shendeti.com.al

No comments:

Post a Comment