Friday, May 21, 2021

Vetëm kështu fëmija do t’ju tregojë gjithçka; Këshilla nga pediatria Lira Gjika

“Flisni me fëmijën tuaj, duke i treguar dhe jo duke e pyetur. Nëse vërtet doni, që fëmija t’ju tregojë, tregojini ju të parët. Fëmija nuk e ka të lehtë të flasë, apo të tregojë. Fëmija është pikërisht, duke zhvilluar të folurën, të mësuarit e kuptimit të çdo fjale dhe njëkohësisht edhe të menduarit kur, ku dhe si ta përdorë fjalën. I gjithë ky proces kërkon shumë energji, kurajo dhe vullnet. Ndërveprimi me të rriturin është domosdoshmëri. Duke filluar i rrituri ti tregojë i lehtëson fëmijës ankthin që sëbashku me harresën ja vështirësojnë këtë proces kaq të ndërlikuar të të folurit dhe të menduarit. E folura dhe mendimi, nxitin, zhvillojnë dhe plotësojnë njëratjetrën, por pa dialogun i rritur i parritur, nuk zhvillohet në më të mirën e mundëshme. Kjo marëdhënie ose e siguron dhe e nxit të “ecë” përpara fëmijën, ose e pengon dhe e ngatërron nëpërmjet mekanizmave të harresës pasigurisë, dyshimit dhe frikës. Të rritur, kujtoni veten kur duhet të shpjegoni një situatë të vështirë, kështu është fëmija në çdo çast që ju e pyesni”, shkruan Lira Gjika.

No comments:

Post a Comment