Monday, May 10, 2021

Byci në sy: Çfarë është dhe si ta trajtoni në kushte shtëpie

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Byci është një infeksion akut i gjëndrave sekretore të qepallave, që shkaktohen më shpesh nga bakteret streptokoksike, të cilat hyjnë dhe infektojnë gjendrat në afërsi të syrit. Infeksioni mund të shfaqet në formën e një gunge të vogël në qepallën e sipërme ose atë të poshtme, duke shkaktuar rritjen e inflamacionit, skuqje dhe dhimbje të syrit. Në qoftë se infeksioni rëndohet atëherë mund të infektojë edhe pjesën tjetër përreth qepallës ose të gjithë indet përreth syrit. Kjo gjendje mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, por zakonisht shfaqet tek fëmijët.

Në përgjithësi ky infeksion nuk përbën rrezikshmëri për shëndetin nëse kurohet dhe trajtohet në kohë. Ai mund të trajtohet edhe përmes metodave natyrale, ja disa prej tyre:

Mollë dhe patate: vendosni një fetë mollë ose një fetë patate mbi sy dhe lëreni të veprojë për 30-60 minuta.

Kompresë e ngrohtë: përgatisni çaj kamomili të nxehtë dhe thithni lëngun në një copë pambuku. Vendoseni pambukun në byc (me një nxehtësi aq sa ta duroni). Lëreni kompresën e ngrohtë në sy derisa të ftohet.

Raki kumbulle dhe vaj ulliri: merrni një copë pambuk të pastër dhe thithni pak raki kumbulle, shtyrdheni pambukun, në mënyrë që të heqë tepricën e rakisë. Vendoseni pambukun mbi byc dhe mbajeni disa sekonda. Më pas vendosni pak vaj ulliri ekstra të virgjër, të cilin duhet ta mbani pak minuta gjithashtu. Shpëlajeni syrin me çaj kamomili./ Burimi: Healthy Food Team

No comments:

Post a Comment