Thursday, July 8, 2021

Nuk gjendet medikamenti për pacientët me dializë, pacienti bën thirrje për ta ndihmuar: Nuk e di çfarë do ndodhë me shëndetin tim

Pacientët me dializë janë të shqetësuar sepse nuk po marrin medikamentin “Sevelamer” i cili është shumë i domosdoshëm për ta dhe adresuan këtë problem te Fax News për të gjetur zgjidhje duke qenë se edhe pas ankesave nuk kanë marrë asnjë përgjigjie.

Një nga pacientët e sëmurë me dializë Lazer Frroku tha se është një veprim i përsëritur mos gjetja e këtij ilaçi në farmaci sepse edhe vitin e kaluar ka ndodhur e njëjta gjë.

Frroku u shpreh i shqetësuar për shëndetin e tij duke thënë se ky medikament do ulte sasinë e fosforit në gjak të cilën ai momentalisht e kishte përtej masës së lejuar.

Është veprim i përsëritur dhe ndodh që mungon me muaj, unë i kam shumë të domosdoshme sepse më kanë dalë analizat shumë keq. Nuk e gjej as në spital as në farmaci nuk është i tregtueshëm sepse rimbursohej nga spitali dhe tani nuk kam asnjë përgjigjie se ku mund ta gjej.

Nuk është as ilaçi zëvendësues, ka qenë pa leke në listën e rimbursimeve dhe tani nuk e gjej as me lekë. I kam shumë keq parametrat, e km fosforin ne gjak dyfish më shumë nga ç’lejohet dhe nuk e di çfarë do ndodhë me shëndetin tim.

Ske ku ankohesh, isha te spitali ku bëj dializën thonë  nuk është detyra jonë, ngela duke pritur se kur do vijnë“- u shpreh pacienti.

No comments:

Post a Comment