Wednesday, July 7, 2021

Varianti Delta hyn në Shqipëri, evidentohen rastet e para në jug të vendit

Në qarkun e Gjirokastrës janë evidentuar dy raste të dyshuara të variantit “Delta” të Covid-19.

Personat e dyshuar janë një studente 23-vjeçare e ardhur nga Italia në fshatin  “Asim Zeneli” në Gjirokastër dhe një 45-vjeçar në Përmet, gjithashtu i ardhur nga jashtë.

Te dy këta persona kanë shfaqur simptoma të ngjashme me ato të variantit “Delta”, ndërkohë që bëhet me dije se po trajtohen në regjim shtëpiak në gjendje të stabilizuar mjekësore.

No comments:

Post a Comment