Wednesday, May 13, 2020

4 raste të reja me COVID-19, mes tyre një grua shtatzënë

Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.
Në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Vijon pozitiviteti i ulët në 2% në raport me testimet ditore.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar positive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë nga Berati, 2 në Tiranë, mes të cilëve një grua shtatzënë. Të shëruar janë 6 qytetarë.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78% e të cilëve janë shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.
Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.
Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (13 Maj 2020)
Testime të kryera                   11578
Raste pozitive                       880
Raste të shëruara                   688
Raste Aktive                          163
Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           70
Krujë            49
Shkodër        16
Kamëz          12
Fier                 5
Berat              3
Elbasan           2
Kurbin            1
Mirditë           1
Durrës            1
Korçë             1

No comments:

Post a Comment