Friday, May 22, 2020

Të moshuarit rezultojnë pozitiv me COVID-19, dyshohet se patën kontakt me farmacistin e infektuar në Fier

Një çift rezultoi pozitiv pas testimit për Covid-19 në qytetin e Fierit.

Ata jetojnë në lagjen Liri dhe janë rreth të gjashtëdhjetave. Rastet e reja dyshohet të jenë kontakte të farmacistit të infektuar, i cili ishte rasti i fundit në Fier, rreth dy javë më parë.

Bashkëshortët jetojnë vetëm pasi dy djemtë janë larguar jashtë vendit. Pas konstatimit pozitiv, te hyrja e pallatit të tyre është kryer procesi i denzinfektimit nga grupet e bashkisë.

No comments:

Post a Comment