Saturday, May 23, 2020

Shënohet viktima e 32 nga COVID-19 në Shqipëri

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

Pas disa javësh pa vdekje për shkak të COVID-19 në Shqipëri, Ministria ka konfirmuar viktimën e 32-të.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

No comments:

Post a Comment