Monday, May 18, 2020

Publikohet plani i masave lehtësuese nga data 18 maj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar hartën e re të lëvizjes dhe hapjes së aktiviteteve, duke filluar nga dita e sotme (18 maj).

Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi sipas saj, rifillimi i jetës kërkon më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.

“Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët, por kërkohet më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët 🤜#COVID19🤛”, shkruan Manastirliu.

No comments:

Post a Comment