Tuesday, May 26, 2020

Call Center në Tiranë kthehet në vatrën e re të COVID-19

*Foto ilustruese

Ndër rastet e reja të identifikuara me COVID-19 në 24 orët e fundit (26 Maj 2020) janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë.

Kjo shifër është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku njofton se në 24 orët e fundit ka pasur një rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

COVID-19/ 1 humbje jete, 25 raste të reja në 24 orët e fundit

No comments:

Post a Comment