Thursday, June 11, 2020

A rrezikojmë të rifutemi në karantinë pas shtimit të rasteve të reja?

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka theksuar sot se pavarësisht shtimit në mënyrë të ndjeshme të rasteve të reja të prekur nga Covid-19, nuk planifikohet një rimbyllje e vendit. Në një intervistë për A2 CNN, ai tha se plani i masave do të vazhdojë siç ishte planifikuar, por njerëzit duhet të ndërgjegjëesohen.

“Nuk flasim për mbyllje, plani i masave do të vazhdojë sipas planifikimit, por është momenti që njerëzit të ndërgjegjësohen. Ne po tërheqim vëmendjen që njerëzit të respektojnë rregullat.”-tha ai.

I pyetur nëse i druhet një vale të dytë, Brataj theksoi se ne ende jemi në valën e parë. “Ne jemi ende në valë të parë. Në histori kanë ndodhur 10 pandemi. Sjellja e tyra ka qënë një valë me ulje dhe ngritje graduale. Gripi spanjoll ka qënë më i fuqishëm dhe zgjati gati dy vite. Ne duhet të bashkëjetojmë, njerëzit duhet të mësohen të përshtaten. Jemi të detyruar, po nuk respektuam virusin ai nuk na respekton.”

No comments:

Post a Comment