Saturday, June 20, 2020

Mjekja dhe dy infermiere me Covid-19, mbyllet Konsultori i Fëmijës në Pogradec

Një konsultore është mbyllur në Pogradec, për shkak se 1 mjeke dhe 2 infermierë rezultuan pozitiv me Covid -19.

Konsultorja ka 11 punonjës, por 8 të tjerët rezultuan negativ ndaj tamponit. Megjithatë, edhe ata janë vetëkarantinuar.

Dyshohet që njëra prej infermiereve të jetë infektuar në një prej materniteteve të kryeqytetit, gjatë kohës që ka vizituar vajzën e saj.

Por epidemiologët nuk përjashtojnë mundësinë qe infeksioni të këtë ardhur nga një qytetare nga Tirana, e cila ka shkuar në konsultoren e Pogradecit për të vizituar fëmijën e saj.

Autoritetet e Shëndetit Publik po verifikojnë edhe kartelat klinike të nënave dhe fëmijëve që kanë marrë shërbim në konsultore ditët e fundit.

No comments:

Post a Comment