Friday, June 12, 2020

COVID-19/ Nënë e bijë në Belsh pozitive. Në Vlorë 5 raste të reja

Raste të reja me covid-19 janë identifikuar në vend. Në Belsh kanë rezultuar pozitive me covid-19 nënë e bijë, 46 dhe 20 vjeç.

Po ashtu në Vlorë, janë konfirmuar 5 raste të reja. Mësohet se 4 prej tyre janë familjarë të rastit të parë, të konfirmuar dje dhe një është rast i ri.

Në total gjatë ditës së djeshme në Vlorë u kryen 14 tampone, mes tyre 12 familjarë të rastit të parë ( të djeshëm).

No comments:

Post a Comment