Wednesday, June 17, 2020

“Maska, e vetmja armë mbrojtëse që kemi”, mjekja u bën thirrje qytetarëve (Video)

Nisur nga shtimi i rasteve me COVID-19 ditët e fundit, shefe e shërbimit të Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo përmes një video mesazhi u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të përdorin maska, të qëndrojnë sa më larg të sëmurëve dhe të shmangin vendet publike.

Çomo ka bërë të ditur se tek Infektivi një pjesë e madhe e pacientëve me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe terapi intensive teksa është situatë shqetësuese sa i përket shëndetit të qytetarëve.

“Dua të tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar, në terapi intensive. Ajo që dua të thkesoj është se qytetarë të nderuar, është situatë për t’u shqetësuar nga ana shëndetësore.

Keni një detyrim madhor. Të qëndroni sa më larg të sëmurëve, që kanë sëmurë të tjerë. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vemtja armë mbrojtësi që kemi.  Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur. Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë të rinjtë që e çojnë tek të tjerët. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur”,- tha Çomo.

Mesazh ndërgjegjësues

“Të shtruarit në shërbimin infektiv po shtohen, ndaj të nderuar qytetarë, kjo është situatë për t’u shqetësuar për shëndetin tuaj. Ne jemi në krye të detyrës për t’ju shërbyer, por keni një detyrim madhor, të qëndroni sa më larg nga personat e sëmurë, ulni në minimum frekuentimin e ambienteve publike dhe përdorni maskën” – ju lutem dëgjoni thirrjen e prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT.

Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, June 16, 2020

No comments:

Post a Comment