Tuesday, June 16, 2020

Ishte i shtruar në QSUT, i moshuari del pozitiv me COVID-19 pasi kthehet në Korçë

Shqipëria ka regjistruar sot një tjetër shifër rekord të të infektuarve me covid-19, ku në 24 orë kanë rezultuar pozitivë 82 persona.

Një prej këtyre rasteve të infektuar është në Korçë, që siç raporton “BalkanWeb”, ka qenë i shtruar për dy ditë në QSUT dhe më pas është kthyer në vendin e tij.

Ai është një person në moshë të thyer, që aktualisht po trajtohet në kushte shtëpie dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë, janë izoluar menjëherë familjarët dhe epidemiologët po gjurmojnë kontaktet e të prekurit.

No comments:

Post a Comment