Friday, June 19, 2020

Miratohet kura që ul vdekshmërinë nga COVID-19

Mbretëria e Bashkuar ka miratuar ilaçin anti-inflamator deksametazon për trajtimin e të gjithë pacientëve me COVID-19 që kanë nevojë për oksigjen, duke përfshirë edhe ata që trajtohen me ventilatorë.

Është vërtetuar se ilaçi ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e vdekjes te pacientët me COVID-19 në ventilim në 35% të rasteve dhe te pacientët me oksigjen në 20%, duke ulur nivelin e përgjithshëm të vdekshmërisë në periudhën 28-ditore me 17%.

Testi klinik është i pari në botë që vërteton se një trajtim garanton ndikim të dukshëm në uljen e vdekshmërisë. Ky ilaç është mirëpritur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Është trajtimi i parë që ka treguar ulje të vdekshmërisë tek pacientët me COVID-19 që kanë pasur nevojë për oksigjen ose kanë qenë në terapi intensive”, deklaron Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

“Nën drejtimin e shkencës, Mbretëria e Bashkuar po udhëheq luftën globale kundër koronavirusit – me testet më të mira klinike, zhvillimin më të mirë të vaksinave dhe kërkimet më të mira të imunologjisë në botë”, tha Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Deksametazoni është një mjekim i kudondodhur, edhe në Shqipëri, dhe shumë i lirë. Sa është përfitimi? Pasi u studiuan plot 6.425 pacientë në 175 spitale të ndryshme, u gjet se:
Ulet me 33% vdekshmëria te pacientët e intubuar!
Ulet me 20% vdekshmëria te pacientët në terapi intensive jo të intubuar!
Shpëtohet 1 jetë plus për çdo 8 pacientë të intubuar dhe të trajtuar me deksametazon!
Shpëtohet 1 jetë plus për çdo 25 pacientë nën oksigjen të trajtuar me deksametazon!

No comments:

Post a Comment