Wednesday, June 10, 2020

Shtetet më të sigurta nga COVID-19, zbuloni ku renditet Shqipëria

Zvricra është aktualisht shteti më i sigurt në botë nga COVID-19. Ndërsa Sudani i Jugut është më i rrezikuari, sipas një studimi të fundit nga Deep Knowledge Group,  një konsortium kompanish jo-fitimprurëse në pronësi të Deep Knowledge Ventures, një firmë investimesh e themeluar në vitin 2014 në Hong Kong.

Po Shqipëria?

Shqipëria renditet në vendin e 88 nga 100 shtetet më të sigurta nga COVID-19, duke mbetur prapa shteteve si Italia, Serbia apo Greqia, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e 145-të.

Studimi është bazuar në 130 parametra cilësorë dhe sasiorë, dhe në të dhëna të bazuara në: efikasitetin e karantinës, monitorimin dhe zbulimin e rasteve, gadishmërinë e sistemit shëndetësor, efikasitetin e qeverisë në menaxhimin e riskut gjatë pandemisë COVID-19.

Shqipëria renditet në grupin e tretë, nga katër grupe në të cilat ndahet vëzhgimi.

Grupi i tretë përbëhet nga 60 shtete që shënuan rezultate shumë më pak të favorshme gjatë analizës së fazës së parë duke marrë parasysh nivelet e tyre të përgjithshme para-pandemike të efikasitetit të karantinës, efikasitetit të qeverisë në menaxhimit të riskut, monitorimit dhe efikasitetit të identifikimit të rasteve, gatishmërisë së shëndetësisë, rezistencës rajonale dhe përgatitjes së emergjencave.

Lista e 100 shteteve më të sigurta nga Deep Knowledge Group:

  1. Zvicra
  2. Gjermania
  3. Izraeli
  4. Singapori
  5. Japonia
  6. Austria
  7. Kina
  8. Australia
  9. Zelanda e Re
  10. Korea e Jugut
  1. Emiratet e Bashkuara Arabe
  2. Kanada
  3. Hong Kong
  4. Norvegji
  5. Danimarkë
  6. Tajvan
  7. Arabia Saudite
  8. Hungaria
  9. Holanda
  10. Vietnami
  11. Kuvajtt
  12. Islanda
  13. Bahrain
  14. Finlanda
  15. Luksemburg
  16. Qatar
  • Liechtenstein
  1. Poloni
  2. Lituani
  3. Malajzi
  4. Latvia
  5. Sllovenia
  6. Oman
  7. Greqi
  8. Estonia
  9. Kroacia
  • Turqi
  1. Irlandë
  2. Gjeorgji
  3. Qipro
  4. Kili
  5. Mali i Zi
  6. Republika Çeke
  7. Malta
  8. Spanjë
  9. Portugali
  10. Tajlandë
  11. Bullgari
  12. Greenland
  13. Meksikë
  14. Urugui
  15. Vatikan
  16. Itali
  17. Serbi
  18. Filipinë
  19. Indi
  20. Rumani
  21. SHBA
  22. Republika Sllovake
  23. Francë
  24. Rusi
  25. Argjentinë
  26. Biellorusi
  27. Monako
  28. Suedi
  29. Ukrainë
  30. Gjibraltar
  31. Angli
  32. Afrika e Jugut
  33. San Marino
  34. Kazakistan
  • Bosnja dhe Herzegovina
  • Iran
  1. Ekuador
  2. Azerbaxhan
  3. Mongoli
  4. Lebanon
  5. Belgjikë
  6. Andora
  7. Ishujt Kayman
  8. Armeni
  9. Moldova
  10. Myanmar
  11. Bangladesh
  12. Sri Lanka
  13. Egjipt
  14. Tunizi
  15. Shqipëri
  16. Jordani
  17. Panama
  18. Brazil
  19. Maroku
  20. Algjeri
  21. Honduras
  22. Paraguai
  23. Peru
  24. Indonezi
  25. Cambodia
  26. Laos
  27. Bahamas

Studimin e plotë e lexoni këtu…

No comments:

Post a Comment